Bajraktari dhe Bibat që kanë sunduar e vjedhur Shqipërinë

0

Shkruan Bardhyl Reso

“Partia Demokratike, mirë apo keq, është e Sali Berishës”-Jozefina Topalli.

Të gjithë e dëgjuam vendimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës për njohjen e Komisionit të Rithemelimit të PD-së si forcë politike dhe akuzat e ndërsjella të të dy grupimeve të PD-së, që iu bënë gjyqtarit Zhukri për vendimmarrjen e tij. Sipas Gazment Bardhit, çështja do të kalojë në Gjykatën e Apelit e prandaj duhet pritur për zhvillime të të mëtejshme. Kurse euforia e pasuesve të Komisionit të Rithemelimit apo, ndryshe, të idhtarëve të Sali Berishës, është gati në ekstazë. Të gjithë lakenjtë janë në garë se kush do t’i bëjë vlerësimet dhe lajkat më të mëdha Sali Berishës, “pronarit” të përjetshëm të PD-së, të cilin Jozefina Topalli e krahasoi me vetë krijuesin duke e quajtur “fuqi të natyrës”.

Dhe më tej: “Unë nuk do të doja që partia të ishte vetëm e një personi, por ky është realiteti. Unë e kam pasur të qartë gjithmonë, veçse të tjerët nuk e kishin të qartë”.

Nuk ka nevojë për koment për këtë, që është shfaqja më e qartë e një servilizmi të pështirë e bërë nga ajo që ka drejtuar për dy sesione radhazi Parlamentin e Shqipërisë. Unë personalisht nuk u çudita, pasi i kam ende shumë të gjalla skenat e drejtimit prej saj të Parlamentin Shqiptar jo si një zonjë shkodrane, por si një llaxore e shkuar llaxores.

“Kapeni për zhelesh dhe nxirreni jashtë” është shprehja e saj, që e kujton shumëkush, kur urdhëronte rojet e parlamentit ose ndërpriste diskutimet e opozitës për t’u treguar “zonjë e hekurt”. Shëtitjet në mbarë botën si kryetare e Parlamentit të Shqipërisë dhe mos humbja e privilegjeve si ish-deputete e PD-së, kanë rizgjuar siç duket ëndrrat e pushtetit të pamerituar. Janë këto ëndrra, që tani i shikon me sy hapur, që e çojnë deri në shpresën absurde që SHBA mund t’i heqin statusin “non-grata” Sali Berishës. Sipas saj, shqiptarët në votimet e fundit treguan se besimin nuk e lidhin me vendime të marra jashtë Shqipërisë. Si është e mundur që të arrish ne të tilla konkluzione në një kohë që ambasadorja Kim e ka bërë të qartë se SHBA nuk do të kenë asnjë marrëdhënie institucionale me cilëndo parti, që drejtohet nga një person i shpallur “non-grata” nga qeveria Amerikane.

“Mos e nigjoni njat bibë”, thotë një shprehje shkodrane. Fatkeqësisht janë bajraktarët dhe bibat që kanë drejtuar Shqipërinë. Nuk e di për sa kohë do të vazhdojmë në këtë rrugë./dritare.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu