Melisa i vë flakën Xhenetit, por e pëson keq vetë, ja ç’do ndodhë nesër

0

Selim arrin në shtëpinë ku ndodhet Xhenet por Melisa i zë pritë. Ajo i gjuan prapa kokës me dru dhe Selim bie në tokë pa ndjenja. Melisa e detyron Xhenetin të lidh veten me litarë në karrige. Ajo akuzon Xhenetin se i ka vjedhur dashurinë. Selim përmendet dhe e gjen veten të prangosur jashtë shtëpisë së vjetër. Ai mundohet të bindë Melisën të flasin. Melisa spërkat shtëpinë me benzinë dhe i vë flakën. Xhenet bërtet duke i thënë Selimit se e dashuron. Selim është i tronditur dhe nuk mund të bëjë asgjë duke e parë shtëpinë të digjet. Arzu dhe Kaja arrijnë. Kaja shpëton Xhenetin kurse Arzu Melisën. Melisa ka rënë në tokë pa ndjenja dhe nuk përmendet. Melisa dhe Xhenet dërgohen në spital. Arzu lutet duke qarë që Melisa të zgjohet. Xhenet mërzitet kur e sheh Arzun në këtë gjendje. Melisa zgjohet. Kaja i tregon Mahirit që Melisa kishte rrëmbyer Xhenetin dhe kishte tentuar ta vriste atë dhe veten. Ai thotë se do e denoncojë Melisën në polici. Arzu e dëgjon dhe tronditet. Xhenet kalon në shok pasi pa dëshpërimin e Arzus. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu