Bixhoz me dashurinë/ Shivai bëhet xheloz për Anikën, ja ç’do ndodhë nesër

0

Anika ja prish rregullin e kuzhinës Shivait por atij nuk i intereson. Shivai nuk reagon as kur Anika bën shumë tym duke gatuar. Bavja i thotë Rudrës se Anika mund të futet në burg për shkelje të pronës së Shivait. Rudra e pyet nga i di këto gjëra. Bavja bën sikur i ka mësuar në filma. Pinki i thotë Anikës se do e përzë nga shtëpia. Anika nuk trembet më nga kërcënimet e Pinkit dhe i kujton që tani është pronare e shtëpisë. Pinki shkon të ankohet tek Shivai për Anikën.

Shivait nuk i intereson. Anika bën sikur po flet në telefon me një djalë të quajtur Rohit duke i thënë fjalë të ëmbla. Shivai mendon se Anika po flet me të fejuarin. Shivai bëhet xheloz dhe i kërkon Kanës të hetojë për Rohitin. Anika e gjen Shivain në dhomën e saj dhe të dy zihen me njëri-tjetrin. Anika i hedh ujë Shivait por ai nuk reagon. Om vjen në vete dhe pyet hallën si mund ta bëjë një gjë të tillë. Gori mendon se Om e ka dëgjuar hallën kur tha se bebi do quhet Ratan. Por Om ka dëgjuar vetëm pjesën kur halla dëshiron që bebi të jetë djalë. Halla justifikohet duke thënë se do ishte mirë të ishte djalë që të ndihmonte në biznes. Rudra i thotë Bavjas se e di që ajo i përdor vezët për të trajtuar flokët. Ai e bën këtë edhe me flokët e tij. Bavja mendon se duhet t’ja thotë Rudrës të vërtetën. Bavja i thotë Rudrës se është police. Rudra qesh dhe mendon se Bavja po tallet. Bavja merr një mesazh nga inspektori i cili i thotë të gjejë varësen përpara se Sultani t’i vrasë. Bavja pyet Rudrën për varësen por ai nuk e mban mend ku e ka lënë. Bavja shqetësohet. Sultan urdhëron që të rrëmbejnë Rudrën dhe Bavjan. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu