Lulzim Basha kopjo e Enver Hoxhës! Merr mëndimin e Forumeve të Partisë pasi merr vendimet…!

0

Djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës nuk është as ligjore, as politike dhe as kushtetuese.

Kështu mendon deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini, i cili, në studion e A2 Debat, tha se jashtë institucioneve ligjore nuk ka luftë politike.

Nuk arrij ta kuptoj se si kryetari i Partisë (Lulzim Basha) pasi dështoi në miting, e shpall pa pyetur asnjeri verdiktin për të djegur mandatet dhe pasi e ka shpall sot ka mbledhur institucionet dhe i pyet. 

Ndërkohë që kritikon Ramën që nuk pyet institucionet… Kjo është një sjellë e çuditshme që nuk ka ndodh ndonjëherë në 28 vjet”, tha Ulqini.

Për çështje kaq të mëdha, pyeten mbështetësit e pastaj veprohet. Jo merret një herë vendim dhe pastaj mblidhen institucionet. 

Enveri (Hoxha) e bënte kështu. Nuk e ka bërë as Partia Socialiste në vitin 1992 dhe as Partia Demokratike në vitin 1997”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu