Akademiku Artan Fuga, shpeshherë kundërshtar I ashpër me qëndrimet e mazhorancës, i ftuar në “Tempora” në Ora News, është shprehur se, vendi është në situatë dramatike pasi.
I pyetur nga gazetarja Sonila Meço se, sa dramatike është situata, profesori është përgjigjur:
“Është dramatike sepse është si të thuash është momenti kur sistemi tregon faktikisht përpara të gjithë njerëzve që nuk funksionon”.
Por a është ky shansi i fundit?
“ Nëse ne nuk arrijmë të bëjmë reformat që duhet do të përballemi me tronditje të njëpasnjëshme. Unë nuk e konceptoj një republikë tjetër si prishje të këtij sistemi. Unë i qëndroj asaj shkolle që krizën e përgatisin momentet e mira. Atë e shohin vetëm ata që e studiojnë dhe kriza kur shpërthen e ndjen njeriu që është në rrugë. Kjo krizë ka qenë në rastin më të mirë në demokracinë e opinionit dhe jo demokracisë së pjesëmarrjes”, është shprehur akademiku Artan Fuga.