Kërkimi shkencor shqiptar dhe Covid-19

0

Shkruan Stef Staku

Kur kthej kryet mbrapa në kohë me duket si e pabesueshme që nuk ja dola …

Por kur kujtoj që shumë shkencëtarë shqiptarë që u morën me kërkime shkencore duke e shpërfillur rrezikun që u kanosej e paguan me kokë apo vite të tëra burgjesh e persekucioni, me rezulton se kam qenë me fat. Pa diskutim që një engjëll mbrojtës më ka rujtë tuj ba llogari se me çfarë bishash të egra jam ndeshë.

Historitë e trishta të kërkuesve shkencorë shqiptarë kanë nxjerrë në pah dy gjana :

  1. – Së pari puna e tyre vidhej apo tjetërsohej. Shteti i diktaturës shfrytzonte punën e tyre shkencore pastaj shkencëtarin e zhdukte. Siç ishte rasti klasik i ingjinierëve të naftës.
  2. – Lobet antishqiptare europiane nuk lejojnë që kombi shqiptarë të ketë personalitetet e tija në disiplina të ndryshme shkencore.

Tetor,1981, 40 vite ma parë, unë kam dorzu në 2 katedra, ( biologji e fiziologji ), në Fak. Veterinarisë, ILB, kerkimet e mia shkencore mbi impulset nervore në nervin optik. 2 vite ma vonë i dorzova dhe në Akademinë e Shkencave, Tiranë, ku pata rastin me njoftë prof. Aleks Budën pas një bisede të gjatë në zyrën e tijë.

Duke i bashku dhe punimet në fizikë mbi bashkësitë fizike janë plot 38 vite beteja të panumërta me Akademinë. Natyrisht të gjitha të humbura pasi unë vija nga një familie katolike shkodrane me statusin e të përndjekurit politik.

Me një diferencë e vogël në vite asht dhe projekti titulluar ” Viruset “, viti 1986, pra 36 vite ma parë. Në ketë projekt paraqitet ideja e prodhimit të substancës së aftë me luftu viruset përfshi këtu dhe Covid-19.

Nëse ka një projekt që ka lind e asht zhvillu në kohë si pasojë e sfidave të jetës ai është projekti i virusologjisë. Veshtirsitë dhe përpjekjet për të gjetë shtigje të reja në luftën për mbijetesë shpesh bajnë mrekullina.

Le t’ja fillojmë që nga embrioni si lindi ky projekt:

Në vitin e dytë të universitetit Nëndor.1981 unë paraqita studimin e impulseve nervore pranë katedrave të biologjisë prof. Robert Papajanit si dhe fiziologjisë prof. Haxhi Aliko, Fakulteti Veterinarisë, ILB. Reagimi i prof. Papajanit ishte reagimi i shkëlqyer i shkencëtarit të ndershëm, ndërsa prof. Haxhi Aliko organizoi gjithë aparatin e partisë dhe të sigurimit të shtetit. Më vunë me shpatulla për murë … Nuk dua të zgjatëm këtu me historina persekucionesh, por i rëndësishëm ishte fakti se një asistent i katedrës së mikrobiologjisë Milto Beja mu vu në shpinë për të më ngelur në landen e mikrobiologjisë, që kishte një libër prej rreth 240 faqesh me autor prof. Vasil Tole. Këtë libër ku brenda ishin me qindra emra bakteriesh e virusesh une e mësova përmendsh si Lahutën e Malsisë apo Biblën. Në fund notën 5 më dhanë por unë kalova vitin e dytë. Kjo bëri që unë të kisha një baze të fortë shkencore në fushën e mikrobiologjisë. Kjo ishte sfida e parë që unë e fitova. Ndërsa e dyta fillon me përpjekjet e mia për tu larguar me punë nga Mërturi i Gurit. Me idenë e mundësisë për të punu në një institucion të kërkimit shkencor unë paraqes në Drejtorinë e Novatorit që drejtohej nga inxh. Enver Dibra në Kom Ekzekutiv të Rrethit Shkodër studimin mbi viruset, viti 1986. Inxh. Enver Dibra një shkenctarë dhe njeri puntor për vlersim e dërzon në duart e biologut të njohur shkodran Shuajp Kraja. Përgjigjen e të cilit unë e kam ruajtur akoma sot. Përgjigja në linjën shkencore asht pozitiv. Por në Shtator unë për arsye krejt të tjera u transerova nga Mërturi dhe fillova punë në NB Velipojë. Nuk deshta me rreziku dhe u tërhoqa për shumë vite.

Duke njoftë mirë realitetin shqiptarë ku puna e jonë kërkimore shkencore asht totalisht e pambrojtur dhe ndaj shkencëtarve shqiptarë praktikohen metoda raciste si nga ana e shteti shqiptarë ashtu edhe ato të huaj, unë gjithmonë kam paraqitë projekte me interesa shkencore të niveleve akademike dhe universitare. Vjedhja e këtyre studimeve asht gjithmonë ma e vështirë dhe ma e rradhë. Gjithashtu këto studime mundesh me i paraqitë materialet dhe në forma të koduara gja që vështirson shumë tjetërsimin e punës shkencore.

Ndërsa në rastet e projekteve industriale të duhet të paraqesësh produktin e mbaruar. Ky asht interesi i ekonomisë industriale.

Për projektin e viruseve kam patur disa kontakte me personalitete të ndryshme por do shënoj vetëm tre.

Në pranverë të 2001 në Xhenova unë takoj Prof. Massimo Grattarola, DIBE ( Dipartimento di Ingegneria Biofisica ed Elettronica ), Universita degli Studi di Genova. Natyrisht që takimi ishte për teorinë kuantike të impulseve nervore. Por pas disa seancave prof. Grattarola më kishte paraqitur punën dhe laboratorin ku po punonte për prodhimin e vaksinës kundra viruseve. U habita kur më bani ftesen për tu përfshirë në stafin e tij të punës.

– Inxhinier, prof. Gratarola më ka folur për studimin që Ju keni paraqitur. Unë mendoj se Ju duhet të punoni një projekt që të ketë interes për njerzimin kështu që Ju nuk do keni nevojë të trokisni në dyert e ndryshme për realizimin e studimeve tuaja por do jenë ato që ju kërkojnë juve. – Më këshillonte një asistente sociale që punonte pranë Universitetit të Xhenovas. Në teori ajo kishte të drejtë por realiteti ishte komplet ndryshe.

Shkaku kryesor që nuk u realizu një gja e tillë kur unë jetoja në Genova ishte vdekja e babës dhe kthimi në Shkodër. Prof. Grattarola më dha ftesën për tu kthy, por Konsullata Italiane në Shkodër refuzoi të më jepte vizën. Ajo që i vuri kapakun ecurisë pozitive të këtij projekti në Itali ishte vdekja e prof. Massimo Grattarolla në 2003 në moshen 52 vjeçare

Për arsye të vështirsive ekonomike që po kaloja si dhe i shtyrë nga këshilla e asaj punonjeses sociale të Universitetit të Xhenovas, në Tetor.2002 vendosa të nxjerr nga pluhri projektin e viruseve dhe me disa ndryshime ma shume në formën e paraqitjes e riformuloj projektin e vjetër. E rëndësishme asht edhe fakti se kohëzgjatja e projektit asht rreth 6 muaj dhe kostoja asht minimale tuj e krahasu me atë çfarë haexhohet sot në botë për kërkime shkencore në lidhje me Covid-19. Kjo ishte sfida e tretë.

Mrekullisht gjeta mbështetjen e plotë nga ana e mjekut dermatolog dr. Kosto Beratit i cili më kërkoi që ti bashkohej stafit të punës në se ja arrija të gjeja një financim.

Takova dr. Debora Caster përfaqsuesja e WHO ( World Health Organisation ) ne Tiranë. Përgjigja e saj ishte shokuese : Nuk mund të bajmë asgja se nuk asht dakort Qeverija Shqiptare !

Në Mars të vitit të kaluar pra në 2020 kur sapo kishin fillu masat shtërnguese në vend dhe në gjithë botën në një të diel vonë shoh se Kryeministri z. Edi Rama ishte ishte në komunikim ” Live ” në fb. I tregoj për projektin dhe i kërkoj se ku duhej ta paraqisja këtë projekt të nesermen ditën e hënë :

– Këtu janë të gjitha institucionet shkencore të mbylluara por ti dërgoje në Shtëpinë e Bardhë. – Më përgjigjet Kryeministri i Shqiprisë.

Këtë debat e publikon ditën e neserme gazeta Dita.

Natyrisht unë nuk i shkrova Shtëpisë së Bardhë por i shkrova Akademisë së Shkencave me kryetar z. Skender Gjinushi. Pastaj shkova dhe rreth 30 herë tek porta e tyre pas kangjellave … sa me tu neveritë vetja. 5 herë më la takim dhe 5 herë rrejti ( gënjeu ) z. Gjinushi.

Ato  nuk e kuptojnë fare se tashmë këto përpjekje unë nuk i bëj se kam shpresë tek fjala apo puna e tyre, por thjesht i bëj për të vu në Paqë ndërgjegjen time. Nuk duhet me harru se numri i viktimave nga Covid-19 i ka kalu 1 milion njerëz. Si kërkues shkencor unë e kam bërë detyrën time, shpesh kam rreziku edhe jetën.

Suksesit të reformës në Akademinë e Shkencave si dhe i reformave të z. Edi Rama në sistemin e Kërkimit Shkencor u mbyllën, pra ju vu kapaku, me vendosjen e Skender Gjinushit si kryetar i Akademisë. I njëjti Ministër i Arsimit i diktaturës që kishte lojtë rol të dorës së parë në persekutimet ndaj shumë shkencëtarve shqiptarë gjatë periudhës së diktaturës së proletariatit. Si munden me u hapë duert e Akademisë për mu e si unë shumë kërkues të tjerë ish-ministri i arsimit i PPSH ??? Unë shpresoj që Skendër Gjinushi në një ditë sa ma të afërt të marrë medaljen ” Non Grata ” nga ana e SHBA për bëmat e tija tesh 40 vjen pune në administratën shtetrore Shqiptare.

Natyrisht për gjendjen katastrofike të kërkimit shkencor një minus i madh asht edhe për Ambasadën e BE në Tiranë, pasi kërkimet shkencore për ndryshimet klimaterike si dhe pandeminë e Covid-19 duhet të kishin mbështetjen e Ambasadës së BE. Me dashje apo pa dashje, me mos veprime apo veprime të gabuara një diçka asht e kjartë si rrezja e dritës së diellit : Niveli arsimor dhe intelektual i personelit të kësaj ambasade asht tepër i ulët.

Ajo çfarë duhet të bëjë Qeverija Shqiptare e drejtuar nga z. Edi Rama që ky projekt të marrë jetë si shumë projekte të tjerë kërkimorë është :

– Të paraqesë në një seancë të veçantë plenare në Parlamentin e Shqipnisë ligjin për njohjen e titullit ” Kërkues Shkencor ” si dhe miratimin pa asnjë rezerve të ” Kartës Europiane të Kërkuesit “.

Pa u realizu këto dy gjana ne flasim kot, pasi për çdo rrugë tjetër shtetrore për të realizu këtë projekt do jetë i detyrueshëm abuzimi apo aktet korruptive. –

Por siq e thashë edhe më sipër për si i di unë punët tash 33 vite as kryeministrija e as parlamenti nuk kanë për ta ba një gja të tillë. I vetmi faktor që mund ta ndryshojnë situatën asht vendosmënia e medias për ti shku deri në fund kësaj historije.

Asht një shans i artë … Unë duhet ti falenderoij gazetare apo drejtues emisionesh për intervistat që kam dhënë me to. Por kësaj radhe raportet e punës janë të tjera … Njerëzit e medias së shkruar dhe pamore janë të detyruar për ti shku deri në fund kësaj historije pasi ato janë në vijën e parë përsa i takon rrezikut për tu infktuar nga Covid-19 për arsye të profesionit që ato kanë duke qenë në kontakte të vazdueshme me njerëz dhe ambientë nga më të ndryshmit.

Nuk e mendoja kurrë se gjërat do merrnin këtë rrugë. Por kur shteti nuk funksionon nuk ka rrugë tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu