Ish-ministri slloven i Mbrojtjes mirëpret liberalizimin për Kosovën: Avokuam ndër vite bashkë me PDK-në

0

Ish-ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Roman Jakiq, e ka quajtur lajm të mirë heqjen e vizave për kosovarët.

Jakiq, për këtë sukses e ka përmendur edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Nga sot ata mund të udhëtojnë në zonën Shngen të Bashkimit Evropian pa vizë, gjë që ne së bashku me Rrjetin Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN), Partinë Demokratike të Kosovës, Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, kemi avokuar në vitet e fundi.

Ju faleminderit të gjithëve”, shkroi Jakiq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu