Ish deputeti demokrat i sëmurë. Edi Rama i jep 10 milion nga taksat e shqiptzarëve (dokumenti)

0

Qeveria e Edi Ramës ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh për analistin Mark Marku.

Në vendimin e firmosur nga Arben Ahmetaj, thuhet se këto lekë do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Mark Markut.

“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që thekson se fatura përballet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mësohet se Marku ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë Spitalit Amerikan.

Kjo pagesë vjen në kohën kur shumë familjeve të varfra nuk u mbulohen shpenzimet për ndërhyrjet shëndetësore.

Marku mori vjet një mandat nga vota e demokratëve, por e la atë duke i braktisur votuesit.

Analisti njihet per qendrimet e tij ne mbrojte te pozites dhe Bashes

ImageImage

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu