Hazal Kaya duket rrëzëllitëse me barkun e rrumbullakosur dhe zbulon gjininë e fëmijës

0

Pas një lidhjeje të gjatë 5-vjeçare, aktorja e njohur Hazal Kaya 28 vjeç dhe bashkëshorti i saj Ali 42 vjeç, ata i dhanë fund çdo thashethemi mbrëmjen e 6 shkurtit, që shënoi edhe kurorëzimin në martesë të dashurisë së tyre.

Menjëherë pas dasmës, dolën edhe thashethemet e para se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Fillimisht të dy i mohuan këto fjalë, derisa ishte vetë Hazal që konfirmoi lajmin për shtatëzaninë. Aktorja simpatike është treguar e kujdesshme të shmangë daljet publike dhe paparazzi-t gjatë kësaj kohe, derisa ditën e djeshme ajo na tregoi pamjen e parë të barkut të rrumbullakosur. Aktorja simpatike duket rrëzëllitëse dhe më e lumtur se kurrë për këtë fazë të re në jetën e saj, sakaq përmes një postimi të ndjerë ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti do të bëhen prindër të një djali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu