“Gylsereni” shkëlqen me fustan të shkurtër

0

Aktorja po merr komente dhe pëlqime të shumta në foton e fundit.

Aktorja e njohur turke, Nurgul Yesilcay është ndër aktoret më të dashura në Turqi dhe jo vetëm. Me rolet e saj, ajo ka mbledhur rreth vetes fansa në mbarë botës. Nurgul te shqiptarët më shumë njihet me rolin e “Gylserenit” nga seriali “Fate të kryqëzuara”.

Duke qenë se ka numër të madh të fansave, aktorja në instagram po qëndron mjaft aktive, ku po publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Sot bukuroshja Nurgul për 2 milionë e 100 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi një imazh të bukur, në të cilin shihet mjaft tërheqëse. E veshur me fustan të shkurtë dhe flokë të lëshuara, Nurgul duket mjaft bukur në fotografinë e fundit, në të cilën po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Kujtojmë se Nurgul ka një kohë është në lidhje dashurie me regjisorin, Necati Kocabay

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu