Gjithë Ballkani, edhe Italia në zgjedhje të parakohshme, vetëm Edi Rama nuk pranon, edhe pse nuk ka as 5% besueshmëri!!

0

Rajoni Ballkanit ka shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ishte Mali Zi, Serbia dhe Maqedonia që shkuan në zgjedhje të parakohshme. Edhe Greqia i bëri. Edhe Kosova po shkon në tetor. Por sot edhe Italia ka hyrë në një krizë politike.

Kryeministri i vendit Giuseppe Conte ka zhvilluar sot një takim të gjatë me presidentin italian, në lidhje me krizën. Por duket se situata nuk është zgjidhur.

Ministri i Brendshëm Italian njekohesisht edhe zv/kryeminister, Matteo Salvini mbrëmjen e sotme ka shpërndarë një deklaratë për mediat, ku shprehet se mazhoranca nuk ekziston më dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Mazhoranca mes ‘5 Yjeve’ dhe ‘Lega Nord’ ka marrë kohët e fundit disa goditje dhe përplasjet brenda koalicionit kanë sjellë këtë situatë.

‘Nuk duam qeveri teknike, pas kësaj qeverie që ka bërë gjëra shumë të mira. Tani ka vetëm zgjedhje’, shkruan Matteo Salvini në letrën e shpërndarë për mediat.

Vetëm Shqipëria nuk shkon në zgjedhje të parakohshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu