Fundoset Edi Rama me vaksinat kineze e ruse/ BE i ndalon Shqipërisë të marrë vaksina në vendet e Unionit pa autorizim të posaçëm

0

Bashkimi Evropian ka vendosur që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’iu nënshtrohen kushteve të reja në lidhje me importin e vaksinave kundër COVID-19.

Komisioni Evropian ka prezantuar kriteret e reja që tani e tutje do të merren parasysh për autorizimin e eksporteve të vaksinave kundër COVID-19 duke vënë nën kontroll këto eksporte.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni, qëllimi i kësaj mase është t’u sigurojë qytetarëve të BE-së qasje të shpejtë në vaksinat për koronavirusin duke u dhënë prioritet mbi qytetarët e vendeve jashtë BE.

Në këtë mënyrë është zbuluar dhe arsyeja pse qeveria e kryeministrit Edi Rama e anashkaloi BE dhe po merret me turqit e kinezët për të siguruar vaksinën.

Një natë më parë Rama në intervistë televizive akuzoi BE se la jashtë procesit të vaksinimit Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit duke theksuar se kjo ishte e turpshme.

Deri më tani, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të përjashtuara nga mundësia e kufizimit të importit të vaksinave nga BE-ja, por tani e tutje kjo nuk do të vlejë më për këto vende. Megjithatë Shqipëria nuk e shfrytëzoi këtë mundësi të deridjeshne pasi nuk arriti të sjellë veçse disa mijëra doza vaksine.

Praktikisht, vendet e Ballkanit Perëndimor janë në listën e vendeve për autorizimin e eksportit të vaksinave, njoftoi Komisioni Evropian të Mërkurën (24 mars), por ato duhet të përmbushin parimet e reciprocitetit të cilat janë vendosur nga BE-ja në mënyrë që të fitojnë të drejtën e importit të vaksinave.

Bazuar në rregullat e reja, BE-ja vendos se kur i lejohet një vendi të importojë vaksina nga blloku.

Në listën e vendeve që do të vlejnë rregullat e reja, ndër të tjera, janë: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina. Në dokument nuk përmendet Kosova.

Nënpresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, tha se ky nuk është një ndalim i plotë i eksportit të vaksinave, por një përpjekje për të kontrolluar eksportin.

Çfarë parashohin rregullat e reja?

Nëse një vend bën kërkesë për furnizim me vaksina nga BE-ja, atëherë shtetet anëtare dhe Komisionit Evropian e vlerëson nëse eksporti i kërkuar nuk paraqet kërcënim për sigurinë e furnizimit të vaksinave dhe përbërësve të tyre në BE.

Si ishte situata e mëparshme?

Më herët Komisioni Evropian kishte miratuar një mekanizëm për të ndaluar eksportin e vaksinave jashtë BE-së, pa miratim paraprak, pasi një nga prodhuesit e vaksinave, AstraZeneca, bëri furnizim dukshëm më të ulët me vaksina sesa ishte rënë dakord në kontratën me BE-në.

Sidoqoftë, në atë kohë për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk vlenin këto rregulla.

Rregullat nuk vlejnë për mekanizmin COVAX

Megjithë kriteret e reja të vendosura më 24 mars, BE-ja thotë se mbetet e përkushtuar ndaj solideritetit ndërkombëtar dhe për këtë arsye do të vazhdojë të përjashtojë nga kjo skemë furnizimet e vaksinave për ndihmë humanitare ose të destinuara në 92 vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që gjenden ne listën e programit global për furnizim me vaksina COVAX.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu