Fëmija 5-vjeçar me origjin shqiptare, shpallet fitues nga biblioteka italiane, “Bartolomeo Della Fonte”, me 125 libra të lexuar brenda një viti

0

Shkruan Albert Vataj

Kjo foto e fëmijës shqiptar, Mattia Mehdihoxha me këshilltarin e kulturës së Bashkisë Montemurlo, Giuseppe Forastiero, është kover në shumicat e mediave italiane. Ai është vetëm 5 vjeç dhe ka lexuar brenda një viti 125 libra, duke fituar çmimin e parë nga biblioteka italiane, “Bartolomeo Della Fonte” e Comune Montemurlo.
Po, vogëlushi është kryelajm në “La Repubblica”, “Il Tirreno”, “La Stampa”, Comune Montmurole, La Pin Up dei libri, “Notizie.it Donna”, Cartoleria Roberta, “TV Prato”, Albania Letteraria.
Njoftohet se biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” në Montemurlo festoi 20-vjetorin e saj me një ditë kushtuar të vegjëlve. Me këtë rast, ajo ndau çmimin “Lexuesi i Vitit”, për lexuesit më besnikë dhe më të zellshëm.
Aktiviteti u zhvillua të shtunën e datës 28 tetor në ambientet e “Bartolomeo Della Fonte”, ditë në të cilën biblioteka ndau çmimin “Lexuesi i Vitit” për më besnikët dhe më të zellshmit e leximit. Vendi i parë shkoi për Mattia Mehdihoxha, fëmijën me origjin shqiptare. Vetëm 5 vjeç dhe ka lexuar 125 libra të huazuar gjatë vitit nga kjo bibliotekë. Në vend të dytë është Penelope Bruno, 13 vjeçe, me 95 huazime, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit, ishte Duccio Vannoni, 14 vjeç dhe 78 libra të lexuar gjatë vitit. Fituesit e tjerë janë Emy Luna Vicino, Giulia Schiavone, Cassandra Bruno, Alessandro Lavini, Marta Formato, Aisha Hamed Nicoletti dhe Albert Barbieri.
Prezantues i çmimeve ishte këshilltari i kulturës i Bashkisë Montemurlo, Giuseppe Forastiero, i cili i dhuroi secilit fëmijë nga një libër për të vazhduar të ushqejë dëshirën për të lexuar dhe zbuluar histori të reja.
“Leximi është thelbësor për fëmijët tanë, ai rrit fjalorin dhe aftësitë gjuhësore dhe u lejon atyre të zhvillojnë përqendrimin dhe vëmendjen. Nëpërmjet leximit ndërtohen marrëdhënie, fitohen rregulla shoqërore dhe vlera morale, rritet vetëvlerësimi – thotë Giuseppe Forastiero – Ata që lexojnë nuk bëjnë luftë. Në këtë moment të vështirë në nivel ndërkombëtar me imazhet e tmerrshme që na vijnë nga Toka e Shenjtë, leximi na fton në reflektim, dialog dhe ndjeshmëri për të ndërtuar një shpresë të re.
Dhe do të thoni ju se libri, me sundimin e teknologjisë është në agoni, por ky lajm që vjen nga përtejAdriatiku e injoron këtë kokboshësi të atyre që shohin ëndrra me sy hapur dhe trillojnë legjenda ndjellakeqe. Del një fëmij 5-vjeçar, lakohet emri Mattia Mehdihoxha në gazeta e portale dhe masmedian italiane, edhe atë shqiptare, dhe ai tregon dhe sfidon të gjithë skeptikët, se libri është ende një mrekulli.
Ai huazoi njëqind e njëzet e pesë libra në një vit. Kjo do të thotë se, mesatarisht, ai udhëtonte nga shtëpia në bibliotekë afërsisht një herë në tre ditë. Ai i lexoi të gjitha, nga i pari deri në të njëqind e njëzet e pestën. Dhe në fund mori edhe një çmim, atë të lexuesit të vitit. Gjëja kurioze është se fituesi është vetëm pesë vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Montemurlo, në provincën e Pratos dhe protagonisti i kësaj historie letrare quhet Mattia Mehdihoxha. Montemurlese, ai tashmë di të lexojë, me të vërtetë di të lexojë. Të dhënat në lidhje me të janë befasuese: njëqind e njëzet e pesë libra të marrë nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte, mesatarisht dy libra të lexuar në javë, shifra të pabesueshme për një “krimb” librash që nuk është ende në moshën e shkollës fillore, shkruan mes të tjera La Repubblica.
Përgatiti: Albert Vataj
Në faqen e Facebook “Comune Montemurlo” gjeni fotot e aktivitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu