Edmond Tupe: Rama do të jetë kryeministër deri në 2025, më pas do të bëhet presidenti. Ftoj shqiptarët në protestë

0

Edmond Tupja ka komentuar situatën politike në vend. Ai u ndal në një deklaratë që kryeministri Rama ka bërë në kohën e zgjedhjeve të fundit, duke përmendur dy herë vitin 2029.

Sipas Tupes, Rama do të jetë kryeministër deri në 2025, më pas do të bëhet presidenti. Por ai u shpreh se Rama ka dështuar si basketbollist dhe si piktor nuk u bë i famshëm.

“Është vështirë dhe unë kam një frikë sepse Rama në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit përmendi dy herë 2029. Deri në 2025 ai do jetë kryeministër pastaj nga 2025 do të bëhet president, e kam këtë ndjesi, por nuk jam nga ata që i hedh lule vetes”, u shpreh ai.

Sipas profesorit, kjo nuk ishte e diçka e rastësishme.

“Dështoi në basketboll, si piktor nuk u bë i famshëm. Pra ai ka probleme me veten. Duhet të shpëtojë nga vetvetja”, tha me tej Tupja.

Gjithashtu ai u shpreh se xhelatët nuk duhet të adhurohen.

“Nëse shqiptarët do të vijojnë të shesin votën e tyre ata do të shesin edhe shpirtin. Njerëz me simpati të djathta për të mbajtur vendin e punës kanë votuar PS”, tha më tej Tupja, duke shtuar: “Unë këshilloj të bëjë një kurë njëherë në Francë, zgjat pesë vite kura”.

Tupja thotë se Rama është i etur për pushtet dhe me këto që ai bën, kërkon të lërë gjurmë në vend, qoftë edhe për keq.

Ai tha se komunizmi ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, por për ta ndryshuar  këtë duhet të ndryshojë mendësia shqiptare.

Tupja u shpreh ndër të tjera se ka ardhur koha për protesta, por siç tha, jo për protesta që njerëzit të dalin për një vend pune.

“Në 2013 nën prozhektorët e madhe të sallës së Kuvendit ai shqiptoi një fjali dhe tha “nuk keni parë gjë akoma”. Pra u tregua i sinqertë për këtë. Dmth ai me këtë fjali i lajmëroi të gjithë, që të kenë kujdes, me mua nuk do e keni të lehtë. Dhe kjo po ndodh.

Ai është prekur nga sindroma e hubrisit. Hubris është nga greqishtja e vjetër është dëshira e zjarrtë për ta tejkaluar masën, duke menduar se ti i di të gjitha dhe ti je mbreti këtu. Mirëpo kjo është një sindromë e njohur. Të parët kanë qenë amerikanët që e kanë formuluar, më pas francezët. Në Francë u botua një libër që quhet “këta të sëmurë që na qeverisin”.

Një psikosociolog francez ka botuar një libër që quhet “analizë klinike e pushtetit”. Ai e përshkruan pushtetin si një sëmundje që ka fazat e saj të egra dhe të buta, viktimë e të cilës bien ata që e pësojnë në pushtet.

Në komunizëm për 45 vjet resht, shoqëria shqiptarë u bombardua me një edukatë ku njëshi ishte mbret. Nuk kundërshtohet, ky ishte Enver Hoxha. Nën vetëdijen e shqiptarëve u krijua një imazh i udhëheqësit, i Duçes, me tiparet e Enver Hoxhës.

Ky imazh ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e brezave të atëhershëm. Të gjithë që vijnë, kush më shumë e kush më pak e kanë këtë.

Duhet të ndryshojë mendësia e shqiptarëve.

Rama kërkon të lërë gjurmë qoftë edhe të keqe. Ai do të që mbahet mend, për mirë apo për keq.

Duhet protestuar por me mendje të ftohte dhe jo me psikologjinë se po dala partia do më gjejë punë”, u shpreh Tupja, që është njokësisht edhe kunat i Edi Palokës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu