Belinda Balluku më e pasur se Duka i Edinburgut

0

Hajdutët tanë për nga pasuria rrinë më lart se mbretëresha e Britanisë.

 Shkruan Sokol Pepushaj

Belinda Balluku ka disa ditë që është zhdukur… Për herë të fundit, një bari delesh e ka parë të lahej me borë në malin e Tomorrit, për t’u kursyer shqiptarëve ujin e pijshëm. Prandaj emri Borë u bë lajm këto ditë. Ish Presidenti Ilir Meta, u frymëzua  dhe deklaroi se as është hajdut, as spiun, por i pastër si Bora, me të cilën po lahet Belinda Balluku.

Por nuk është fabula jonë Belinda.

Nëse sjellim aromë fshati e shtatori, njerëzia bën me gisht jo veç nga Belinda, por nga Babloku që ua ka mërzitur si shqiptarëve, ashtu edhe ndërkombëtarëve. Ky Babloku të gjithë e dinë se është kryehajduti. Banesën ku jeton, Sarajin e Surrelit ua ka grabitur Fadil dhe Xhemile Toptanit me gjyqin e datës 28 dhjetor 2017, me Nr. vendimi 2726, aty e keni, shkoni e merreni, shkruhet vjedhja në defterë, shprehimisht: “Fadil dhe Xhemile Toptani, (të vdekur prej vitesh), refuzojnë të paraqiten në seancë…”. Pse nuk e merr atë dosje Arben Kraja, apo pse s’e denoncojnë këta medemek kundërshtarët e Edi Ramës, Ilir Meta e Sali Berisha?

Berisha e Meta e mbrojnë Edi Ramën…

Janë gjithë hajdutët bashkë, anti- amerikanë, anti-ligj, anti- transparencë. Atyre sinoreve ku bëhen veprime të patregueshme, pra të turpshme, të pista;  kryesulltanesha Belinda Balluku tund e përkund thashetheme e intriga. Meqë vetë nuk po del me fytyrë zbuluar tash sa ditë, e kishte këshilluar sulltaneshë Elisa Spiropali që Sulltani i Surrelit të ketë kujdes e të mos e fusë në gojë verën apo çdo gjë që mund t’i ofroi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, sepse pabesia rri kudo, sidomos mes vëllezërve nëpër saraje.

Ju e patë Bablokun  në panairin e prodhuesve të verërave nga vende të ndryshme të rajonit në kuadër të nismës “Open Balkan” në Beograd, që nuk futi asgjë në gojë, nga frika, jo nga trimëria.

Prandaj njerëzit bëjnë pyetje gjithfarësoj.

Ata që pyesin s’janë dosido jo, bëjnë përditë të njëjtën pyetje, për Belindën e gjithë ato dhe ata që Edi Rama u ka veshur mbathje prej hekuri, ku askush s’guxon t’u afrohet pa leje të tij.

Babloku nganjëherë edhe ka të drejtë.

Do ta shqyenin partinë socialiste, nëse Edi Rama, nuk do ta veshte Belindën e tërë Rilindjen hajdute në hekur, për t’i reklamuar bandat e veta në pasarelat diplomatike, si laviret e horat më të ndershëm të fshatit.

Politikën, diplomacinë, resurset ekonomike e sociale në 32 vite, i kanë “kashagitur” e mjelur persona të akuzuar për vese.

Ves të keq kishin dikur Adriatik Llalla, Gjin Gjoni, Bashkim Dedja, Xhezair Zaganjori, por e verteta është se ata pozonin me ambasadorë e burra shteti dhe secilit prej tyre, fëmijët i kanë nënshtetas amerikanë. Po deshët, kemi çdo dokument, nëse dikush ka ankese për pasaktësi, qoftë edhe për një germë që shkruajmë. Se ju e dini, faktet për këto skandale dhe germat në alfabet për të tërë njëlloj janë. Ndryshimin e bëjnë krimi ekonomik, diplomatik dhe politik.

Hapu dhe e përpiji këta monstra.

Ja një fakt i bukur. Pesë vjet më parë, një pushtetar lokal, nga ata që i ndezin një qiri Zotit e një Djallit, pra që edhe më jepte informacione, kishte gruan shtatzënë e ato ditë do e niste për të lindur në Amerikë.

U përpoqa të flas si ata, bosët, se pse jo, i takon aq vlerësim nga partia, sa fëmijët e tij të jenë nënshtetas amerikanë.

-Normale miku im, ç’është më shumë se unë Adriatik Llalla që e nisi dje Djanën të lindë në Amerikë?

-Jo, ju jeni më afër politikës, Llalla është kryeprokurori i Republikës, e gjithsesi është punë e tij që në një farë forme e shkel ligjin, apo jo?

Nejse, bisedën e përkundëm pak nëpër ironi e sarkazëm, sa për ta vënë në gjumë pa zënka, se aty u futa vetë e duhej të dilja.

E ndoqa komedinë.

Djana Llalla, një stomatologe pa emër më lart se ambientet e krimit, vërtetë e lindi fëmijën në Amerikë. Pas dy muajve edhe këtij pushtetari atje i lindi gruaja. Sot të dy, si Llalla si ky tjetri, akuzohen për korrupsion në përmasa të frikshme, por fëmijët i kanë nënshtetas amerikanë.

Është për të qeshur fort me ironinë dhe fatet e kriminelëve.

Prandaj sulltaneshë Belinda Ballukun e kërkojnë shqiptarët të zhveshur nga mbathjet antiplumb të politikës. Se, pse ta fshehim, disa Babloku i ka veshur jo me hekur, por me antiplumb politik e s’ka perendi t’u afrohet.

Belinda, për shëmbull, me rrogë më vogël se 40 dollarë në ditë, pa trashëgimi sipas trungut familjar, çuditërisht është ndër femrat e kupolës që jo vetëm bën jetë luksi, por i shton pasuritë, si me magji.

Në vitin 2013, ajo deklaronte 128.6 milionë lekë pasuri familjare kurse në vitin 2018, pasuria fluturoi në 143.4 milionë lekë, me një rritje vjetore prej 2.4 milionë lekësh.

Po në 2018, Balluku si pasuri të patundshme deklaron vlerën 61.6 milionë lekë, likujditete bankare 54 milionë, pasuri të luajtshme 12.8 milionë dhe kursime në cash prej 14.9 milionë.

Shifra të frikshme për qeveritarë, apo jo?

Se Bota ka tjetër logjikë ekonomike e zyrtarët as në ëndrra nuk i shohin kësi pasurish.

Ja, në kohën kur vdiq, pak javë para se të mbushë 100 vjet, pasuria totale e Princit Philip, burrit të mbretreshls Elizabethh, ishte afër 30 milion dollarë, sipas Celebrity Net Worth., ka kursyer shumë më pak se Belinda Balluku, megjithëse, si burri i Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeth, të ardhurat nga Granti Sovran, i kishte rreth 500,000 dollarë çdo vit. Dhe përsërisim, ndërroi jetë 100 vjeç.

Ky është skandal për çdo mendje normale në Botë.

Para se të hapë gojë drejtësia, ose edhe para se ta qepë, ne e dimë, se mozaiku i të qënit përmbushës, përkarshi përgjegjësive që ka njeriu si qënie, nuk është njerëzore të formësojë një format të tillë, që pasues i modelit nga pozita nominale, të jetë zyrtari apo zyrtarja e pamoralshme, si në rastin e pakundërshtueshëm, ku Belinda Balluku, tejkalon habitshëm pasuritë mbretërore, por natyrshëm gjen sa të dojë si veten “parcelave” të Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës, Fatos Nanos e deri tek bukuroshet me minifunde të Fatmir Mediut që ende SPAK-u nuk po i pyet se nga vijnë miliona dollarë në një shtet pa prodhim e konsum.

Hajdutët tanë për nga pasuria rrinë më lart se mbretëresha e Britanisë.

Oho, tek ne është normale. Ma gjeni një ministër, deputet, kryebashkiak, me rroga anemike, por që kursen më pak se Presidenti i SHBA-ve?

Jo, s’keni asnjë emër. Edhe të shkoni në çmendinë e të pysni, të tërë e dinë se milionerët i ka prodhuar sistemi  dhe secilin prej tyre politika e ka veshur me mbathje hekuri, ku disa, si formati i Belindës, janë më me favore, me “antiplumb”.

Këto mbathjet “antiplumb” janë problemi sot.

Se doli pa mbathje Edi Rama kur punonte hajdut ikonash në Paris, bëri emër. Edhe Belinda e gjithë pasanikët e këtij vendi, kur të zhvishen nga të fshehtat e pasurisë, nga mbrurojat politike, do dalin para shqiptarëve me fytyrë e emër të vërtetë.

Po kush i zhveshë nga pushteti këta?

Duart e asnjë shqiptari s’kanë guxim të provojnë. Por kemi “figura” që japin ide. Sulltanesha që punon t’i zërë vendin Belindës, Elisa Spiropali, larg syve të miletit këto kohë, i ka treguar një sulltaneshe tjetër se vetëm ambasadorja Yuri Kim mund ta zhveshë sulltaneshë Belindën e të tjerët pasanikë nga hajdutëritë.

Shumë kanë info se kjo do të ndodhë, se ambasadorja Yuri Kim nuk e përfundon misionin më 22 janar 2023, kur i mbaron mandati. Diçka po flitet, se do sillet për gjatë këtyre oazeve, derisa t’i shohim të thahen në “tym” “peshqit”, nga i shkurtëri tek i gjati./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu