Edi Rama përpiqet ta zëvendësojë Lali Vjedhësin me Lali Lulin

0

Parodia që ka përfshirë rrjetin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha, për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha është një marrëveshje simbiotike. Kryedemokrati tha se Rama kërkon ta zëvendësojë kryebashkiakun Erion Veliaj që ndodhet në burg, ndërsa Basha kërkon të qarkullojë si personazh.

“Lul Basha dhe Edi Rama është win-win story. Rama përpiqet ta zëvendësojë lali vjedhësin me lali Lulin.
Luli përpiqet ta qarkullojë emrin me Edin e mendon të jetë personazh. Nuk është vetëm se një skeç qesharak dhe shqiptarët e dinë që janë shumë bajate”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu