Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Edi Rama ka përsëritur thirrjen ndaj SPAK që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grada.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se është për të ardhur keq që deri më tani SPAK nuk ka marrë asnjë masë për non gradën që qëndron në shesh apo të parin e presidencës.
kritikoi SPAK-un se nuk kanë bërë asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu, të cilët i quajti “peshq të mëdhenj”. Kreu i qeverisë iu referua Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësoi kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u shënjestrua nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa për këtë fajësoi Ilir Metën.
“SPAK-u të bëj disa punë më të mëdha dhe të vendosë një rend prioritetesh në këtë vend mbase do kisha qenë unë që do të bëja denoncim sot. Por nuk kam sesi ia shtoj SPAK-ut punët në drejtim të kësaj familje politike kur shikoj që balanca jo në aspektin politk, por në atë të drejtësisë është ende shumë e shtrëmbëruar.
Në Kongres solla shembullin e arkës së peshkut. Këtu po sjell një tjetër. SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshe për të vepruar ,minutë për minutë që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari i Shtetit si një ndër kampionët që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar i gjykatës.
SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një fluskë sapuni.
Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në monetin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i ant-korrupsioni nga DASH është futur në hetim nga SPAK nga ai që jo vetëm unë por gjithë Shqipëria mezi pret ta shikojë para SPAK-ut”, tha Rama.
Ndër të tjera ai ka paralajmëruar organet e drejtësisë që janë futur në kohën shtesë të lojës me të keqen dhe është momenti që tashmë të japin prova dhe të merren me peshkaqenët dhe jo me peshqit e vegjël.
“Ato që i kanë të rreshtuara vilat, një ma fali vjehrra, një ma fali babai i gruas pasi të vdiste, aman lërjani këtij dhëndri se kishte 7 të tjerë, këto të gjithë janë duke pritur finalen e Champions League. Për të mos folur për non gradën e madhe që e kemi në mes të sheshit, për këtë bashkë me shpurën e tij që na treguakan se nuk ulen të negociojnë me ne për presidentin nëse nuk ua japim atyre presidentin. Këto janë si ato thëniet e një plake rime që thoshte të kesh dy një ta mbash e një ta çash. Çështja e non gradës së madhe nuk është çështje e Amerikës por e Shqipërisë, nuk është një hall i Departamentit të Shtetit por i popullit shqiptar. Sfida nuk është një sfidë me ato të verbërit që e ndjekin pas, por një sfidë që ja bëjnë drejtësisë dhe sensit të së drejtës në këtë vend. Sado të mundohemi ne dhe sado hetime apo gjykime dhe dënime të jepen në këtë vend për këdo qoftë nëse në këtë vend non grada e madhe dhe ai i dyti atje që është i pari në fakt që lufton për të mbrojtur Ardian Dvoranin që e bëri baltë dhe gjak, nuk shkojnë para drejtësisë nuk është problem i SHBA-së por i Shqipërisë së të nesërmes. Sapo të ulemi në tryezën e negociatave kjo do të jetë dhe kënga e re që do të fillojë.
Ja përsëris SPAK që kanë për të hetuar për këdo qoftë që i përket kësaj bashkësie politike, çoni para gjykatës këdo qoftë që i përket niveleve më të larta çojeni, por po hyni në kohën shtesë me të keqen në këtë vend, dhe ju skualifikoheni deri më tani dhe e keqja kualifikohet. Kualifikimi i saj është se do ta vëri përfund këtë vend siç e kishte vënë përfund para se të krijohej SPAK dhe gjykata e krimeve apo institucionet e reja të drejtësia. Por ju siguroj që PS-ja nuk do të lërë dy gurë bashkë për këtë.
Ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm para se të angazhoheshim me reformën në drejtësi.
Është tallje e madhe që SPAK përdor një lloj grepi për një lloj peshku dhe nuk duket që ka vullnet për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, BE Shqipërisë, PS dhe popullit dhe zgjohen e ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po dhe i juaji ka kohë që është sosur, kjo do të thotë se SPAK dhe të gjithë ato që duhet që të bëjnë drejtësi në këtë vend duhet që të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, dhe fakti që nuk kemi folur por kemi përdorur gjuhën për të mbështetur çdo veprim, turpin për Ardian Dvoranit nuk e kemi thënë ndonjëherë po e them unë, por ka dhe shumë e shumë të tjerë”, ka thënë ai.
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kategorikisht Sali Berishën dhe dhe grupin e tij “Rithemelimin” në procesi e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.



