E çliliruar…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
E çliliruar…
U çli-liru Shqipëria, nga kush?
Normalisht, thanë nga të huajt,
Dreqi u lind ndër ne, në krye t’vendit brofi
Të gjithë i bëri të vuajnë.
E vërtetë, tashti filloj lufta
I turri, vëllait t’vëllanë,
Duke i drejtu armën e jetën duke i marrë
Shqiptari me shqiptari, vendi n’kasaphanë.
Po, po e jetuan shqiptarë këtë çudi
Që shumë janë prekë nga kjo fatkeqësi,
Kurrë nuk u mbyll dhe kurr nuk harrohet
Se plagë mbeti dhe në don, nuk shërohet.
Të vuajturit e ligjit, t’kësajë mode
Ala i rrugojnë jetës, kujtojnë ato kohë,
U merrnin burrat e djelminë nga shpija
Po kush? keqan për ushkur të veta, t’mirëve u merrej jeta.
A nuk është, pushtimi më i keq?
Mbi kurrizin tonë me vjet e me vjet,
Duke vra, burgos e interrnu
Shqiptari n’shqiptarin, se hallall t’ish i huaj.
Si ndihen zotsitë e kësaj katrahure
Për këtë skanim t’mashtrimit,
Dhe u shihet maska që fëtyren arnuan
U harru e drejta, as vaki si shtruan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu