“Dialogu me PS i nxitur nga ndërkombëtarët”, Bardhi: Beteja në Kuvend për të drejtat kushtetuese

0

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, thotë se opozita bëri një betejë 5 mujore në Kuvend për të drejtat e saj kushtetuese.

Bardhi u shpreh se marrëveshja e arritur së fundmi me mazhorancën është arritur në institucionet e Parlamentitdhe jo në “kafe”.

“Kemi kaluar momente të vështira jo vetëm këto 5 muaj. Kemi më shumë se 2 vite në momente të vështira. Jam i kënaqur që pas bashkimit të grupit arritëm të bashkojmë pjesën më të madhe të PD dhe e bëmë funksionale duke bërë kështu funksional opozitën.

Kemi bërë një betejë 5 mujore në kuvend për të drejtat tona kushtetuese.  Kthimi në normalitet është lajm i mirë për shqiptarët pasi opozita ktheu në vend të drejtat e saj dhe tani detyra jonë është të bëjmë atë për të cilën na kanë zgjedhur shqiptarët.  Me kolegët demokratë, të cilët mendojnë ndryshe, nuk kam asnjë problem”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në emisionin “Kjo Javë”.

Duke vijuar komentin për arritjen e marrëveshjes, Bardhi tha se partnerët ndërkombëtarë kanë nxitur palët për dialog politik.

“ Kam shprehur që ditën e parë gatishmërinë për dialog.  Nisi me kërkesën informale të Nikollës për krerët e 4 grupeve parlamentare”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu