Humolli: E përkrah mocionin e AAK-së, është interes i vendit që sa më shpejt me shku në zgjedhje

0

Humolli në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”tha se do ta përkrahë mocionin nëse vjen në Kuvend.

“Sa më shpejt me shku në zgjedhje të reja, është interes i vendit. Mocioni do ta ketë përkrahjen time” tha shkurt Humolli në përgjigjen e tij.

Në lidhje me çështjen e zgjedhjeve ka folur ditë më parë edhe vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai deklaroi se mund t’i bëjnë bashkë numrat me opozitën për ta çuar vendin në zgjedhje.

“Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai.

Por, në një konferencë për media të mbajtur dje në 3 vjetorin e qeverisë deklaroi se nuk jep dorëheqje.

Ai tha se mund të koordinohen me opozitën dhe të caktojnë një datë me konsensus që zgjedhjet të mbahen në verë.

“Ne dëshirojmë të vazhdojmë qeverisjen. Ne kuptojmë që janë 12 muajt e fundit, pas 12 muajve, mund të jetë situata e një dimri që nuk e dimë çfarë është për zgjedhjet e radhës. Shkurti 2021, moti s’ka qenë edhe i keq, por s’ka qenë as i mirë. Nëse duam që zgjedhjet ti mbajmë jo në dimër, përshembull, normalisht që ne jemi njerëz të arsyeshëm, mund të caktojmë data bashkë me opozitën, por dorëheqje s’mund të japë” deklaroi dje Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu