Rekursi/ Beteja për liri e Berishës kthehet sërish në Gjykatën e Lartë

0

Beteja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për liri është zhvendosur sërish në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e bërë nga ish-kryeministri nën hetim nga SPAK për “korrupsion” kundër masës “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe konfirmuar nga Apeli.

Lideri demokrat qëndron në këtë masë prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, kur gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të ashpërsojë në izolim shtëpiak, masat e mëhershme “detyrim për paraqitje” e “ndalim të daljes jashtë shtetit”.

Kërkesa e radhës gjyqësore e Berishës për të dalë nga brendia e banesës në rrugën “Mustafa Matohiti” është regjistruar në Gjykatën e Lartë më 20 mars. Si relator i saj është zgjedhur gjyqtari Sokol Binaj, ndërkohë që ende nuk është caktuar një datë për zhvillimin e seancës së parë.

Kjo kërkesë është përpjekja e dytë e ish-kryeministrit në Gjykatën e Lartë për të rrëzuar masat e sigurisë të dhëna ndaj tij për llogari të hetimit të dosjes “Partizani”.

Më 5 mars një kolegj penal i Gjykatës së Lartë refuzoi kërkesën e Berishës për shuarjen e masës “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”, pranimi i së cilës do të sillte edhe shuarjen e masës “arrest në shtëpi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu