Dialektologji

0
Shkruan Zija Vukaj
Në gegnishten veri-perëndimore ekstreme, në fshatrat e Malësisë së Madhe këtej e andej kufirit vihet re rënia e n-së në grupin -nd- dhe shurdhimi i d-së në ‘t’. Për shembull, ndeshem- teshem; krande- krate; Prenda- Preta; Prendash- Pretash. Po kështu, në grupin -mb- bie m-ja dhe mbetet b-ja e pashurdhuar, mblojë- blojë etj. Kjo dukuri fonetike shfaqet tek bashkëtingëlloret homorganike, sidomos tek labio-dentalet. Në disa të folme të toskërishtes shtohet b-ja tek fjalë të ndryshme si mbrekulli etj.
E bukur është përshëndetja “Tesha e mirë!” (“Ndesha e mirë”) (ndesha= takimi) kur takohen dy njerëz në rrugë.
Komike është mënyra se si shqiptohen disa emra njerëzish të kësaj zone, nga ata që nuk i njohin as si emra as si shqiptim. Madje edhe nga individë të qarqeve akademike. Emrat, Lulash, Marash, Mirash, Gurash, Prendash, Pretash e kanë theksin në rrokjen e parë. Ti bësh oksitone (me theks fundor) këto fjalë, është qesharake deri në shëmti. Kam dëgjuar si shqiptohet “Andrra e Pretashit = “Andrra e Pretāshit” -gallatë fare.
Në mjaft vise të kësaj treve kemi përdorimin e përemrit dëftor të gjinisë asnjanëse me vlerë ambigjene “kta” (këta). Ky përdorim është një relikt shumë elegant, thuajse një fosil i gjuhës shqipe: “Ça asht kta”= çfarë është kjo gjë ose ky send. Nganjëherë kryen fuksionin e një rrethanori shkaku: “Çka kje kta, Katrinë, çi vonove kaq?”= Pse u vonove kaq shumë Katrinë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu