Demir mëson sëmundjen e Ojkysë, ja ç’do ndodhë këtë javë në serialin “Bija ime”

0

Demir përballet me Asunë pas shumë vitesh. Ojky ka ardhur në jetë si pasojë e tradhëtisë që Demir dhe Asu i kanë bërë Xhemalit. Xhemal kërkon të hakmerret ndaj Demirit duke përdorur Asunë. Ugurin e mashtrojnë dhe ai humbet të gjitha paratë e nënës së tij. Vëllai i Xhandanit i lë amanet Demirit Xhandanin.

Demir afrohet më shumë me Xhandanin dhe kalojnë kohë bashkë. Demir surprizon Ojkyn dhe i blen rroba të reja që të shkojë në ditëlindjen e Mertxhanit. Gjatë festës Demir zihet me nënën e Ilajdës. Ojky thërret baba për herë të parë Demirin. Doktori arrin të gjejë Ojkyn. Ojky arratiset nga shtëpia dhe shkon në spital. Ajo i tregon doktorit se sapo është bashkuar me babain e saj dhe i kërkon ta mbajnë sekret sëmundjen. Demir kërkon për Ojkyn kudo dhe mendon se ajo ka humbur.

Demir i rikthehet punëve të pista. Xhemal i fut në kurth Demirin dhe Ugurin. Asu përfundon në burg. Ojky vendos të shkojë në jetimore. Doktori i tregon Demirit për sëmundjen e Ojkysë. Si do reagojë ai? Na mbetet ta mësojmë këtë javë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu