Beatrix dhe Anxhelina kalojnë mbrëmjen më të bukur, takojnë nga afër futbollistët me famë botërore

0

Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj janë të pandara nga njëra-tjetra, ndaj i shohim kudo së bashku. Së fundmi kushërirat janë nisur në një udhëtim në Paris dhe aty janë bërë pjesë e një feste për rastin e “Halloween-it”. Anxhelina ishte maskuar si Jennifer Lopez, ndërsa Beatrix kishte veshur një trupore në ngjyrë të zezë që i nxirrte në pah gjithë hiret e saj.

Në festën e organizuar nuk kanë munguar as personazhet me famë botërore dhe me dy prej tyre duket se Beatrix dhe Anxhelina kanë kaluar shumë mirë. Kushërirat kanë takuar dy futbollistët e njohur, Neymar dhe Mbappe, e së bashku me ta kanë realizuar një foto. Ato shihen shumë të afërt përkrah tyre dhe mesa duket janë miqësuar gjatë festës.

Nuk dihet nëse këngëtaret do vazhdojnë të ruajnë kontaktet me futbollistët, por është e sigurt se ky do të mbetet si një kujtim i bukur për ta. Në festën e organizuar për “Halloween-in” nuk kanë munguar as futbollistë të tjerë, me të cilët Neymar dhe Mbappe kanë publikuar foto. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu