Babëzia e deputetëve tanë!

0

Shkruan Alban Daci

Niveli i deputetëve tanë është ndoshta ndër më skandalozët në Rajon! Në atë Parlament kemi parë:
– trafikantë
– hajdutë
– analfabetë
– memecë..

Cilësia e deputetëve në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë ka ardhur vetëm duke u përkeqësuar nga 2013 e deri më sot! Në atë Parlament kam parë persona pa asnjë lloj arsimimi, thuajse analfabetë, me mangësi serioze në shkrim e kendim të gjuhës shqipe.

Në, atë Parlament, kam parë këta fantocë të vinin me pizhama në dy të natës pasi shefi i tyre ju dërgonte ultimatum për të qenë të pranishëm për të votuar ligjet në shërbim të oligarkisë.
Tani, këta memecë që nuk kanë folur kurrë, ose edhe kur kanë folur kanë thënë idiotësira, të kthyer në kartona, pa asnjë lloj nocioni bazë juridik apo mbi ligjet, tashmë për punën e tyre kanë kërkuar edhe rritje rroge që është përtej çdo realiteti social dhe ekonomik shqiptar e madje këtë e kanë justifikuar me faktin se ata kanë nevojë për shofer, makinë e sekretar! Këta persona nëse nuk do të kishin hyrë në Parlament si deputet, për shkak të analfabetizmit të tyre funksional do të ishin pa punë, të dëshpëruar në rrugët e Tiranës! Këto, janë në Parlament, pikërisht falë listave të mbyllura dhe faktit, sepse krerët e partive duan kartona dhe jo persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu