Avokati Selimaj: Në Kosovë nuk është tradhtia arsye e divorcit por ekonomia

0

Avokati Meshari Selimaj, është shprehur se divorcet në Kosovë nuk ndodhin vetëm për shkak të tradhtisë.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai nënvizoi se një nga arsyet kryesore të divorceve është dhe ekonomia.

“Divorcet nuk po ndodhin për shkak të tradhtisë. Më shumë ka të bëjë me çështjet e mospërshtatjes në ambientin e krijuar pas lidhjes së martesës. Ndikojnë dhe kushtet ekonomike. Kur çiftet kanë fëmijë, situata është shumë e vështirë”-tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu