Ambasadorja e re e BE, paraqet letrat kredenciale te Presidenti Begaj: Integrimi, projekti më madhor i Shqipërisë

0

Presidenti Bajram Begaj, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Christiane Hohmann.

Kreu i shtetit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen politike dhe asistencën financiare që BE i ka dhënë Shqipërisë në tre dekadat e fundit.

Në mënyrë të veçantë, Begaj shprehu mirënjohjen për asistencën financiare të dhënë për përballimin e dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e lehtësimin e situatës gjatë pandemisë së Covid 19.

Presidenti shprehu besimin se ardhja e ambasadores Hohmann në Tiranë do t’i japë një shtytje të re marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet e Bashkimit Evropian, si dhe vetë procesit të negociatave të aderimit në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu