A janë tronditur marëdhëniet mes Edi Ramës dhe Yuri Kim?

0

Sipas Brahos, ambasadorja Yuri Kim ka dalë kundër deklaratave të kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, duke shtuar se duke i nisur hetimet nga mazhoranca drejtësia e re jep leksionin më të mirë.

“Precedenti është i gabuar, nuk besoj se gjen precedentë të ngjashëm në BE, dhe vendet aspirante. I vetmi vend është Polonia. Pas vitit 2013 sikur filluan të hidheshin themelet e reformës në drejtësi. Por sot kanë kaluar disa vete nga fillimi i zbatimit të saj dhe është e patolerueshme që kryeministri dhe ministri i Drejtësisë të bëjë thirrje…Nëse shihet që SPAK-u nuk po vepron kryeministri ka të drejtën e botës të drejtohet me kallëzim penal.

Nëse vëmë re fjalën e znj. Kim është krejtësisht në kundërshtim me fjalën e Ramës dhe Manjës. Unë besoj që nuk duhet të jetë shqetësuar SPAK-u. Sot garancitë që ka një prokuror i SPAK-ut dhe gjykatës i GJKKO-së janë të tilla që të mos tremben nga deklaratat e kryeministrit. Por imazhi që jepet në publik është i gabuar. Krijojnë edhe iluzionin sikur Rama i bën deklarata të tilla për të treguar që s’e kontrollon SPAK-un. Do kishte sens që të nisnin hetimet nga skandalet e kësaj mazhorance, dhe ky do të ishte leksioni më i mirë që do jepte një drejtësi e re. Nga mënyra se si ka funksionuar, duket se një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë përdorur nga pushteti dhe ka qenë Vetingu që i ka larguar.

Nuk e thua dot që nuk e ka në dorë Vetingun, sepse ka pasur edhe të tjerë që e ka kaluar Vetingun dhe i ka marrë në mbrojtje kryeministri. Vetingu ka mbajtur standarde të shumëfishta. Nuk mund të flas me emra sepse nuk më takon mua të them”, u shpreh Braho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu