Zgjedhjet në SHBA, sinjali i qartë politik kundër Trumpit

0

Shkruan Zef Ndreka

Zgjedhjet e 3 nëntorit 2026 në SHBA po japin një mesazh të rëndësishëm politik, që është pakënaqësia ndaj administratës së Donald Trumpit e cila po përkthehet në humbje elektorale për republikanët dhe në një rikthim të demokratëve.
Dje, nuk ishte një garë e thjeshtë mes dy partive kryesore, por zgjedhjet e mesmandatit janë më së shumti edhe një vlerësim i drejtpërdrejtë i presidentit dhe i politikave të tij gjatë dy viteve të para të mandatit.
Dje demokratët demokratët kanë rifituar kontrollin e Senatit, ndërsa gara për Dhomën e Përfaqësuesve mbetet ende për tu përfunduar. Demokratët kanë fituar edhe disa gara të rëndësishme për guvernatorë, përfshirë në Teksas, Xhorxhia dhe Ohajo. Këto janë humbje të ndjeshme për republikanët.
Roli i Trumpit duket një nga faktorët kryesorë të këtij rezultati. Sipas sondazheve të votuesve të publikuara më parë, pakënaqësia e amerikanëve lidhej veçanërisht me koston e jetesës, me inflacionin, me shqetësimet për korrupsionin dhe luftën në Iran. Pra, politika e jashtme ka ndikuar, por nuk duhet të anashkalohen problemet ekonomike dhe ato të brendshme.
Në planin politik, ky rezultat do të ketë pasoja të rëndësishme.
Trumpi do të përballet me një Kongres më pak të gatshëm të mbështesë axhendën e tij.
Demokratët fitojnë mundësi më të mëdha për kontroll parlamentar dhe hetime ndaj administratës.
Ndërsa Republikanët, do të duhet të rishikojnë strategjinë dhe raportin e tyre me presidentin, pasi politika amerikane mund të hyjë në një fazë të re përplasjesh institucionale.
Zgjedhjet e mesmandatit në të vërtetë u shndërruan në një referendum politik mbi presidencën Trump, që tregojnë se fitorja presidenciale nuk është një mandat pa kufij dhe se elektorati amerikan mund të ndryshojë ekuilibrat politikë edhe në mes të një mandati presidencial.
Për Shqipërinë dhe Europën, ky zhvillim meriton vëmendje të veçantë. Çdo ndryshim në ekuilibrat e pushtetit në Uashington mund të ndikojë në marrëdhëniet transatlantike, në NATO, në Ukrainë dhe në qasjen amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.
Trumpi fitoi presidencën, por zgjedhjet e mesmandatit po i tregojnë se mbështetja elektorale nuk është çek i bardhë për të qeverisur…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu