Paralizohet puna në Gjykatën e Posaçme

0

Proceset gjyqësore në Gjykatën e Posaçme janë paralizuar prej një muaji për shkak të bojkotit të avokatëve ndaj rregullores së re. Shkak për pezullimin e seancave është bërë mungesa e mbrojtësve ligjorë, të cilët paralajmërojnë mospjesëmarrje edhe në masat e sigurisë. Kjo situatë rrezikon të sjellë lirimin e personave të dyshuar për krime të rënda.
Mes proceseve të bllokuara janë edhe ato ndaj figurave të njohura politike, si Erion Veliaj dhe Ilir Meta. Seanca ndaj kryebashkiakut të Tiranës u shty sërish, ndërsa trupa gjykuese gjobiti avokatët mungues me nga 50 mijë lekë. Paralelisht, rregullorja e re po kundërshtohet nga gazetarët, të cilët e kanë ankimuar atë në Gjykatën Kushtetuese.
I plotë tek linku në koment.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu