Ujërat e qeta – shëmbin edhe urat

0

Shkruan Zef Ndreka

Kur Dom Palaj u solidarizua me protestuesit dhe foli publikisht për prishjen e investimeve në Theth, për shumëkënd ky ishte një sinjal se pakënaqësia po merrte përmasa më të gjera se politika e zakonshme.
Dhe kjo ndodhi dhe po vazhdon, pavarësisht oshilacioneve. Sepse zëra me autoritet moral po ndihen të detyruar të reagojnë dhe kjo tregon se shqetësimi publik është bërë shumë i dukshëm.
Shpesh thuhet se “ujërat e qeta shembin edhe urat”, një shprehje kjo që nënkupton se pakënaqësia e grumbulluar mund të prodhojë pasoja të papritura.
Ndërkohë, protestat qytetare janë shtrirë në zona të ndryshme të vendit: në Rrjollë, Vlorë, Fushë-Arrëz, Divjakë, Tiranë, Skrapar e Fier. Arsyet janë të ndryshme, por në thelb lidhen me pakënaqësitë ndaj mënyrës së qeverisjes, ndaj arrogancës së pushtetit, ndaj kërkesave për reformimin e pushtetit vendor dhe luftën kundër korrupsionit.
Kjo, pavarësisht përpjekjeve të grupeve të ndryshme radikale, fetare, apo antishqiptare për ti orientuar ose përvetësuar këto protesta për interesat e tyre.
Pas 66 ditësh protestash qytetare, pyetja mbetet ende e hapur:
a e ka kuptuar politika mesazhin që po japin qytetarët?
Dhe mbi të gjitha, edhe sa mund të zgjasë kjo gjendje pa një dialog serioz dhe pa përgjigje konkrete ndaj shqetësimeve të ngritura?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu