Edi Rama mbledh bashkitë: Shqipëria hyn në sezonin e ri të “Takimeve Strategjike”

0

Shkruan Matilda Kurti

Të premten në orën 11:00, Tirana nuk do të presë turistë, por një “kongres të vogël pune” me gjithë kryetarët e bashkive. Një takim që shënon nisjen e turit kombëtar me moton optimiste “Punët për Shqipërinë”. (Që përkthehet lirshëm: “Punët që i kemi diskutuar që prej viteve ’90, por këtë herë me PowerPoint më të bukur.”)
Për 9 javë rresht do të diskutohet për gjithçka: Bashkimin Europian, ekonominë, pagat, punësimin, turizmin, kulturën, diasporën, arsimin, bujqësinë dhe sigurinë ushqimore. Pra, një paketë e plotë — si menu restoranti, ku gjithmonë porosit të njëjtat gjëra, por shpreson që këtë herë të kenë më shumë shije.
Ndërkohë, Blendi Klosi konfirmon se “motorët janë ndezur”. Problemi i vetëm është që këta motorë janë ndezur prej më shumë se 30 vitesh dhe ende nuk kemi marrë vesh nëse jemi në vendnumëro apo në trafik politik pa dalje.
Sepse le të jemi realistë: në Shqipëri flitet çdo ditë për rrugë, për paga, për plane strategjike, për turizëm… madje edhe për “thesin e Pandorës” të halleve të qytetarëve. Njerëzit i dinë të gjitha këto përmendësh. Janë bërë më të informuar se vetë prezantimet.
Ndoshta këtë herë zgjidhja më revolucionare dhe e nderëshme do ishte një tjetër: të mos bëhej takim, por ato miljona para për takimet le të bëhej një gjë e hajrit. Në fund të fundit secili mund ti zgjidhte pushimet si di vetë. Mos ndihen të detyruar se kanë fushatēn para.. Edhe qytetarët gjithashtu.
Sepse, në fund të fundit, Shqipëria nuk ka mungesë fjalësh. Ka thjesht një “overdose” takimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu