Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot në konferencën e radhës me gazetarët në selinë blu, edhe për kërkesën e SPAK për të mbyllur çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila rezulton se është dënuar në Greqi vite më parë.
Berisha thotë se kërkesa e SPAK vjen pas urdhërit tyë kryeministri Rama.
Sipas tij, ky është një rast flagrant i kapjes totale të drejtësisë nga Rama. Gjoka, shton Berisha ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit duke mos shënuar dënimin në Greqi, për të cilën SPAK nuk shprehet sipas tij.
Nga ana tjetër akuzoi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela që sipas tij mban sekret raportin për Irena Gjokën dhe nuk e bën publike për palët e interesuara.
Ai shton se drekat e Irena Gjokës me Linda Ramën janë thashethemi i lagjes ku Berisha banon.
Berisha: Dëshmia e turpshme e re e kontrollit total të Edi Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Siç janë informuar shqiptarët, në kundërshtim flagrant me ligjin me kushtetutën, por dhe me një seri precedentësh të GJL, SKAP i partisë me urdhër të Edi Ramës, vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 3 mbiemra. Nuk ka shembull më të turpshëm, nuk ka dëshmi më flagrante të kontrollit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama sesa rasti i Irenës me 5 mbiemra. SPAK ndejti 2 vjet për të vërtetuar dënimin e sjellë nga shteti grek me vulë apostile. KLGJ me urdhër të Ramës refuzoi të konsiderojë dënimin dhe ka nënshkruar 4 përgjigje se do shprehej kur të merrte konfirmimin me shkrim nga Prokuroria e Përgjithshme. Pasi prokurori konfirmoi dënimin e Irena Ramës, Gjokës, KLGJ ndryshoi qëndrim dhe ia kaloi ILD. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm, shpallet top sekret. Keni pa njerëz si këta? Skllevër të Ramës.
Ç’mund të ketë sekret veçse poshtërimit që nuk dua t’ja bëjnë publik. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka shprehur as për 2 dëbimet nga Greqia. As për falsifikimet sikur ishte minoritare, është myzeqare paraqitej si minoritare, as për falsifikimin e formularit të Vetting. Të gjitha sytë e mbyllur me urdhër të Ramës. Prandaj fshehin raportin, nuk e jep raportin Olsi Çela. Nuk ja japin palëve. Në SPAK, janë bërë kallëzime penale për Irena Gjoka, lidhur me mosdeklarimin e dënimit penal në Greqi, në formular. Mosdeklarimin e dëbimeve të saj. Shpërdorimi detyre se nuk ndërmori veprime për deklarimin e këtyre rrethanave në KLGJ. Altin Troplini regjistroi procedim penal pa emër për të mbrojtur Irenën me 3 mbiemra. E mbajti në sirtar, SKAP i partisë mori përsipër, Iren shtetase shqiptare, gjykohet dhe vlerësonte nga ligji shqiptar. E detyron të deklarojë çdo dënim që ka marrë në vend tjetër. Republika helenike për arsye të veta pas 15 vitesh i shuan, sipas Artur Troplinit kjo nuk është e dënuar. Turp i shëmtuar. Nuk po gjykohet në Greqi, por në Shqipëri. Autoritetet greke kanë lëshuar vërtetim me vulë apostile.
SPAK kërkon të shfajësojë Irenën se nuk ka pasur dijeni për dënimin në Greqi. Mirëpo në të gjitha rastet kush deklaron se nuk ka patur dijeni nuk i është marrë parasysh. Për ata ligji është tjetër, për Irenën e Ramës. Drekat e shpeshta në lokalin e thjeshtrës me Linda Ramës janë bërë gossip i të gjithë lagjes ku unë banoj. SPAK nuk flet për dy dëbimet që në ligjet shqiptare janë të detyrueshme të deklarohen. As për prokurën e firmosur nga vetë Irena. Ka angazhuar dhe avokatin në Greqi. SPAK fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. SPAK fshihet dhe nuk shprehet për falsifikimin e formularit të Vetting. Irena Rama kish lënë dhe një apartament dhe dy garazhe pa deklaruar, nuk i dinte. SPAK nuk shprehet për shpërdorimin e detyrës. Ka vendim penal në Greqi, dijenia është e qartë nga prokura që ka lëshuar më kundërshtimin e masave me avokat.



