Ma ke vesh shpirtin

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Ma ke vesh shpirtin

Bilbil, krijua mbi këtë botë të dy, sikurse unë ashtu dhe ti, tha,
njësoj duke rend, por, pse ndryshojm në të njëjtin planet?
ti kangen tande, me mirësi e percjell,
atje fushës, malit, qiellit, njerzve e diellit.

Ndiej zili, se un nuk mund ja marr si ti,
ndër ne, jeton gjithçka e lloje të pa fund,
por ne jetojm me mllef e frig prej njëri-tjetrit, jo si ti,
që shpirti yt, mirësisë i ështē përhumb
I lumi ti.

I rraskapitun, zuna vend tek ai rrem
e ti, aty u ndolle e melodis i fërshëllen,
më ke vesh shpirtin, me petkun e kënaqsisë,
Ti këndo e vemendjen dua me të dhurua
Se unin e urrej, se nuk është ai që unë dua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu