Belinda Balluku thirret sot në SPAK, i kërkohet të paraqitet me një avokat! Manovra e saj kundër përballjes

0

Fletëthirrja mban firmën e prokurorit Dritan Prençi përmes së cilës Ballukut i specifikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati, një element ky që tregon se mund të përballet me komunikim akuze penale.

Por kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi dje Ballukun se po përpiqet të shmangë paraqitjen në SPAK, ku pritet të njihet me akuzat penale që rëndojnë mbi të. Sipas Bardhit, Balluku ka “sajuar një vizitë zyrtare në Bullgari”.
Postimi i Bardhit:

Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:
– Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;
– Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;
– Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe..
– Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë.
Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpëra se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu