Shkruan Leo Nika
Zhgënjim
E lodhur e këputur e rraskapitur
Ty duke të pritur
E vrave shumë zemrë time
Ç’deshe që u hyre në jetën time?
Më thoje s’e më dashuroje
Nga gëzimi sa nuk fluturoje
Me mjeshtri më ke bindur
Pa e ditur s’e je aktor i lindur.
Por ndjenja s’paska qënë në mes
Dhe unë budallaçka akoma të pres
Jam budallçkë pa faj
S’e të desha ndaj po qaj.
Ah kjo natë s’paska të sosur
Me zemër të vrarë e të plagosur
Duke të menduar ditë e natë
Por gjithçka paska qënë imagjinatë.
Sa naive u tregova
Kur me ty u dashurova
Si shatërvan me derdhet loti
Oh çfar lojrash luan zoti!
E kam një pyetje për perendinë
Pse e shpiku dashurinë
Kur zemra ime është në vetmi
Kur dashuria s’mu kthye me dashuri.
Pyes vetën ku gabova
Mos bëra krim që dashurova
Prapë në mëndje unë të mbaj
Thjeshtë jam një fajtore pa faj.
Nuk di kur do më vij qetësia
Kështu e paska dashuria
Dikush qesh e dikush qan
Zemra më nuk po më mban.








