BIA thotë se e ka arrestuar një serb të Kosovës për spiunazh, dalin pamjet

0

Agjencia e Intelegjencës e Serbisë (BIA) dhe Ministria e Punëve të Brendshme serbe thanë sot se e kanë arrestuar një serb të Kosovës, të dyshuar për spiunazh, raporton portali nga veriu Kosovo-Online.

I arrestuari, sipas komunikatës së MUP-it serb, është Sasha Gjorgjeviq nga Shtërpca.

Në komunikatë thuhet se Gjorgjeviq është arrestuar këtë mëngjes në pikën kufitare të Merdares, nën dyshimin se është bashkëpunëtor i Shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë (ShISh), përmes Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, shkruan portali serb Kosovo-Online.

Portali serb i veriut shkruan se Gjorgjeviqit i është urdhëruar paraburgimi 48 orësh “për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale të spiunazhit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu