Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj nga burgu dirigjon sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
I ftuar në emisionin “A Krasta Shoë”, Fundo u shpreh se sot, faktin dhe provën e ka drejtësia e cila e ka të regjistruar Erion Veliajn, kur zotëria urdhëron dhe dirigjon sulme.
“Sot ne jemi përballë faktit, që një institucion drejtësie siç është SPAK dhe GJKKO, që pretendohet se janë me meritë të PS, më në fund vërtetohet skema zyrtarisht nga goja e kryebashkiakut të Tiranës. Vetë njeriu që ka urdhëruar dhe ka bërë këto gjëra, është regjistruar, përgjuar në ambiental e qeli pasi është burgosur, të dirigjojë sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Pra, nesër, në çfarëdo lloj vendimi që do japë gjyqtari, ai ka qenë personi që është intimiduar, sepse godisnin Ols Dadon me Erion Banin (pra, i binin penxheres të dëgjonte dera) dhe e kishin me qëllim, që të hapej dera këtej.
Thoshte që s’ka fakte për mua, ndërkohë që provat ishin atje.
Sot, faktin dhe provën e ka drejtësia. E ka të regjistruar Erion Veliajn, nuk e di e ka me zë e me figurë, por, zëri është se provat i kanë çuar, kur zotëria urdhëron dhe dirigjon sulme. Urdhëron dhe dirigjon akuza. Ato që the ti, që kanë dalë dosje nga akuza, janë urdhëruar nga Erion Veliaj. Ato që pse e kanë marrë dosjen, pse lajmet i jep Elvi Fundo, janë urdhëruar nga Erion Veliaj.
Pse i ka nxjerrë vetëm ky, ose pse vazhdon del dosja? Sepse ata kanë menduar që askujt nuk duhet ti dilte dosja. Po të kishim vetëm median klasike, dosja nuk do të kishte dalë.
Ne të gjitha do ti marrim vesh pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së Apelit. Cilido qoftë ai, e çon në shtëpi apo e lë në burg, cilido qoftë, ne do t’i kemi këto provat reja. Këto prova na kanë treguar se kemi të bëjmë me një dirigjencë mediatike të një forme të tillë, censurë për të mos folur, pra të mos dalë vendimi për mua dhe pastaj unë e spinoj, e urdhërojë e dirigjojë gënjeshtrën”, tha Fundo./ CNA