Irisi vjen nga USAID e bëhet deputete e Edi Ramës/ Ja perla e saj: Kur hyn në politikë duhet të ruhesh nga ata që ke afër, jo ata përballë

0

Iris Luarasi ka përfituar nga USAID, ka bërë propagandë komuniste nëpër studio dhe sot  është kandidate e Partisë Socialiste në listën e sigurt të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ja “perla” e saj:

Luarasi: Ka emocionet e veta se do të gënjeja, por me moshë njeriu krijon një moment të caktuar të vetin, ka një maturim, si të vijë një ofertë, si të mos vijë, por unë mendoj se një rrugëtim politik e kishim nisur bashkë në studio, kur je opinionist i politikës, nuk mendoj se do të bëj diçka ndryshe veç asaj që kam bërë vazhdimisht për të mbrojtur kauzat të cilat unë i besoj, është një gjë fantastike, e vlerësoj, po të ishte 10 vite para do të kisha fluturuar në qiellin e 7.

Unë jam në një listë të mbyllur, nuk mendoj se do të jetë një parlament i lehtë siç ishte 8 vite më parë. Një mikeshë e imja më tha që kur hyn në politikë duhet të ruhesh nga ata që ti ke afër, jo ata përballë, mendo që në momentin që bëhesh pjesë e formacionit politik duhet ta bësh njësoj luftën, si kur je jashtë si brenda listës se ti ndihmon të kesh më shumë njerëz të llojit tënd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu