Mos pyet…

0

Shkruan Veronike shkreli Pepushaj

Mos pyet…

Në horizont shetitë liria, bashkë me Zotin dhe drejtësia,
Prit e prit behu kjo ditë, i kaluar çdo limit.
Falë të qofsha drejtësi, ke rilindur n’njeri,
gjigantizmi shekullor shtrirë krenar, ngjanë dorëbardhë e dorë e larë,
shkund qilimat e plurosur dhe drejtësinë e përdhosur.
Soj gogolash arroganta, e me britmë llapaqen,
maskarenj e zhvatës të gabuar,
shqiptarinë, krejtë të turpëruar,
por më e keqja ç’përçudni mos me ditë kurr me u ngi.
Tmerrësisht, thedhë të zhytunr në varfëri,
ku të dhemb shpirti për njerëzinë,
të zbraztë shpirtin e shtëpinë,
Rrudhat në ballë, shihe se u flasin, kur ja u sheh shpirtin t’a plasin,
por jo, jo, nuk i vuri askush re, se kurr nuk u doli kohë për ne.
Pala pala me dyftyrësin e kanë rreshtuar pasurin,
ç’ka është kjo rracë faqezezë që vuri popullin në dënesë,
si askush duke ngritë zërin, se prapanicës tyre ja kanë hallin,
rreth vetes mbledh e mbledh, stega zgjatur deri në qiell.
O drejtësi, ti mos kij mëshirë,
për atë fyt shtrëngoji mirë.
Jo mos mësyj burgim në ta, por merri paret ku i kanë,
kyt dënim don shqiptaria me u kthy në fe e gjithë robnia,
se për ndryshej krejt është kot, se pak burg gjithkush e bën,
me ruajt paret, sa, këta kanë.
Vër drejtësi mbi këte vend se nuk ka cep që nuk i dhemb,
Gjejë vaksinën që i shëndoshë, sekustrimin që ti lërë bosh.
Mos pyt se kush është, por vepro me shpejtësi,
është bërë plagë duhet me e mbyll
se ka marrë erë e qelbi dynjanë
ka kalu dhe oqeanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu