Burgosja e Erion Veliajt/ Seanca shtyhet për në orën 13:30, avokatët kërkojnë kohë të njihen me dosjen

0

Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme nisi seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash.

Mësohet se seanca u shty për orën 13:30, pasi avokatët kërkuan të njihen me dosjen.

Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Gjyqtari që ka miratuar masën e arrestit me burg për Erion Veliaj dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa shpjegon se ekziston dyshimi që ata mund të largohen, dhe se rrezikojnë të kryejnë krime njësoj të rënda si ato për të cilat po hetohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu