Pikëpyetjet janë më të theksuara se asnjëherë. Janë dy ditët e fundit apo më saktë orët e fundit të fushatës elektorale që sapo mbaron, për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve.
Data 5 Nëntor e 2024-es do të jetë një ditë e shënuar jo vetëm për Amerikën, por për gjithë globin.
Janë zgjedhjet më të rëndësishme, më të forta, më të ngjeshura e më të luftuara për nga rezultati i sondazheve të deritanishëm ndërmjet demokratëve dhe republikanëve.
Sondazhet variojnë herë një pikë më shumë nga Tramp, herë një pikë më tepër nga zonja Harris.
Por data 5 nëntor do të zbardh gjithçka.
Kjo do jetë dita kur amerikanët me votën e tyre do peshojnë politikë-bërjen e dy kandidatëve, e cila do të ndikojë në zhvillimet botërore.
Fitorja e demokratëve mund të quhet vazhdimësi e politikës së qartë amerikane, dominuese, si një superfuqi e politikës dhe diplomacisë unitare botërore, ndërsa një mundësi e fitorës së republikanëve me Presidentin Tramp do të quhej thjesht vazhdim tradicional demokratik i historisë politike të amerikanëve.
Tramp është pragmatist, është bisnesmen dhe më tepër i hapur për bashkëpunimin sidomos me rusët, duke paramenduar krijimin e poleve kontrolluese të superfuqive, por që nuk do mund të arrij për mendimin tim.
Politika e jashtme amerikane sidomos, nuk do mund të ndryshohet, nuk mund të përmbyset, pavarësisht kush do mund të shpallet President i SHBA-ve.
Etapat e krizës botërore, sidomos luftërat në Ukrainë e më gjërë, krijojnë një preçedent të forcimit të dhunës dhe hapjes së saj ndoshta edhe drejt ballkanit duke i dhënë “konçension” sferës influence të Rusisë, e duke krijuar mundësitë për situata të tjera të vështira rrotull dhe afër rajonit tonë.
Kështu, politika e Tramp do të mund të krijojë shumë pole kontrolluese supërfuqishë autokratike, që nuk do i shërbenin demokracisë dhe paqes në botë.
Këto do të jenë pra të parat mendime që do gjykojnë amerikanët edhe këto pak orë që kanë mbetur për të vendosur me votën e tyre Presidentin që do zgjidhet për të drejtuar SHBA-të për të influencuar si lider demokracie në gjithë kontinentin.
Tramp apo Harris?
Si shqiptarë, dhe thjeshtë për interesat kombëtare shqiptare, për 1001 arësye, do preferoja të votoja këtë të fundit.