Dy botë të ndryshme/ Trump dhe Harris në linja paralele të jetës

0

E gjithë vëmendja është drejt zgjedhjeve elektorale në SHBA pas një viti të trazuar globalisht në sferën politike. Por BBC na sjell një tjetër panoramë të kandidatëve, Harris dhe Trump. Dy kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump janë fotografuar rreth moshës 3-vjeçare, fotografi të publikuara nga mediat e huaja.

Kandidatja demokrate për presidente, Harris i kaloi vitet e saj të hershme në Oakland, Kaliforni dhe kandidati republikan Trump u rrit në lagjen Queens të Nju Jorkut.

Babai i Trump, Fred Trump, ishte djali i emigrantëve gjermanë dhe nëna e tij Mary Anne MacLeod Trump lindi në Skoci. Ata e regjistruan atë në Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut në moshën 13-vjeçare.

Harris ka ndjekur Howard University në Washington DC dhe gjithë kohën ka qenë e ndikuar nga mamaja e saj për rëndësinë e lëvizjeve për të drejtat e njeriut. Në vitin 2004,ajo ndoqi fjalimin e Marthin Luther King në Washington. Donald Trump ,pasi u diplomua në University of Pennsylvania’s Wharton School, u angazhua në bizneset e familjes së tij.

Harris u kthye në Kaliforni, ku ajo u ngjit me shpejtësi në krye të sistemit të drejtësisë penale të shtetit – duke marrë një post si Prokurore e Përgjithshme.  Në të njëjtën kohë kur ajo hyri në Kongres, Trump po hynte për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishte tronditur botën duke mposhtur Hillary Clinton. Tre vite më vonë, Harris zhvilloi një fushatë presidenciale të zbehtë, por u zgjodh si bashkë-kandidate nga fituesi i garës Demokratike, Joe Biden.

Harris pati vështirësi në disa momente për të lënë gjurmë si zëvendëspresidente, por gjeti zërin e saj në vitin 2022 kur Gjykata e Lartë e SHBA përfundoi të drejtën kushtetuese për abortin.

Vizita e parë ndërkombëtare e Harris si zëvendëspresidente ishte në Guatemala në vitin 2021, si pjesë e përgjegjësisë që ajo mori për të ulur numrin e emigrantëve nga Amerika Latine që mbërrijnë në kufirin jugor të Amerikës me Meksikën.

Çështjet e politikës së jashtme që kanë dominuar kohën e saj në detyrë përfshijnë luftërat në Ukrainë dhe Gaza, si dhe tërheqjen kaotike të trupave amerikane nga Afganistani.

Ishte Trump ai që e bëri Gjykatën e Lartë më konservatore, duke hapur rrugën për vendimin mbi abortin.

Vizita e parë jashtë vendit për Trump si president ishte në Arabinë Saudite në vitin 2017. Trump përkrah politika izolacioniste që synojnë të largojnë vendin nga konfliktet e huaja dhe të promovojnë industrinë amerikane.

Anëtarë të ndryshëm të familjes së Donald Trump kanë luajtur role në karrierën e tij politike, megjithëse paraqitjet e gruas së tij, ish-Zonjës së Parë Melania Trump, në fushatën e vitit 2024 kanë qenë të kufizuara.

Harris hyri në garën presidenciale të vitit 2024 relativisht vonë gjatë procesit, duke zëvendësuar Joe Biden i cili u tërhoq.

Ajo bëri histori si gruaja e parë aziatiko-amerikane që kryeson një listë presidenciale të një partie të madhe dhe mbajti një fjalim në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, Illinois.

Në të njëjtën zgjedhje, Donald Trump arriti të fitojë një nominim të rrallë të tretë presidencial nga partia e tij.

Ai mbajti një fjalim në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, Wisconsin – me një vesh të fashuar pasi i shpëtoi një atentati gjatë fushatës.

Ndërkohë sot Harris dhe Trump garojnë përballë njëri-tjetrit në garën për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu