Biba i Konkurencës: Nuk e hetuam kompaninë ‘One’ se humbi klientë ngaqë iu prish serveri

0

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, u është përgjigjur pyetjeve lidhur me konkurrencën e munguar për tarifat celulare, por duke i dalë në mbrojtje kompanisë One.

“Kompania në fjalë “One” kishte humbur një numër domethënës klientësh për shkak të një problemi teknik. Ndërruar serverat dhe patën probleme. Kur t’i humbet treg, humbet para, nuk e di si mund të identifikohet shkelje e ligjit nga autoriteti i konkurrencës. Në këtë pikë vlerësuam se nuk ishte e nevojshme për të shkuar në hetim”, tha Biba.

Dy kompanitë celulare në vend janë denoncuar shpesh për unifikimin e çmimeve, çka ka sjellë një situatë duopoli.

Por One është denoncuar edhe për cilësinë e ulët të shërbimit, pas bashkimit me Albtelecom.

Në prill të vitit 2023, ONE dhe ALBtelekom u bashkuan në një të vetme duke bërë që mbi 450 mijë klientë të ALBtelekom t’i kalonin kompanisë ONE.

Autoriteti i Konkurrencës dhe AKEP autorizuan bashkimin e dy kompanive me argumentin se ALBtelekom ishte në vështirësi financiare për t’iu përgjigjur zhvillimeve teknologjike, por nga ana tjetër, nuk u vlerësua rrisku i përqendrimit të tregut, në vetëm 2 kompani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu