Bardhi i ashpër me Lulzim Bashën: Ke bërë pazare në kurriz të PD, rri në shtëpi e shton katet në kulla

0

Deputetët e Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përballur me kolegen e tyre demokrate Flutura Açka, e cila drejton Komisionin e Medias, ku të pranishëm ishin edhe deputetët e Partisë Socialiste.

Pas sherrit në Komisionin e Medias, reagoi kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se është turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë

Pas deklaratës së Bashës, vjen reagimi nga Gazment Bardhi.

“Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!”, shprehet Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu