Padrejtsisht po ik’ shpresa

0

Shkruan Ramazan Çeka

Padrejtsisht po ik’ shpresa

Mbet Shqipnia pa rini,
Tuj ik’ larg si n’arrati,
Ditë për ditë prej k’tu largohen,
Shpijat tona po varfnohen.
Si me shkrep n’kët’ vend vetima,
Kanë mbet trojet si jetima,
Padrejtsisht po na ik’ shpresa,
Mërgimtart s’vijn’ as për festa.
Mërzi ka mali për malin,
Mërzi ka nana për djalin,
Ban o Zot diçka për ne,
Për kët’ vend ku kena le.
Babë e nanë thahen për fmi,
Të vetmum janë në pleqni,
Të mërzitun n’shpirt e n’jet’,
Vaj medet për prindt e shkret’.
Kalon dita erret nata,
Mërzi kanë bjeshkët e nalta,
Mërzi ka për ju dhe muri,
Njeriu asht ma i fort’ se guri.
Shkojnë shqiptar’t si dallgt e detit,
Tuj qa hallet në mes vedit,
Kurr’ për jet’ mërgimtari,
Në vend t’huj s’bahet i pari.
Amaneti i të parve,
Vlon në gjakun e shqiptarve,
Rrugve t’botës peng mos t’mbesin,
Ma mall’ trojet po i presin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu