2024, beteja vetëm për deputet

0

Shkruan Zef Ndreka

Rrotullohen e rrotullohen rreth fjalëve të bukura për të ashtuquajturën demokraci, gënjejnë e mashtrojnë sa të mundin elektoratin, mbajnë me gajret militantët mbështetës, kjo është beteja e vetme e partive politike shqiptare, që synojnë të sundojnë e jo të qeverisin ketë vend.
Viti i fundit elektoral, pra 2024, krahas vazhdimësisë së derisotme, kryesisht me metodat e vjetëruara e komuniste, nuk shihet si vit i ndryshimit. As nga socialistët që kontrollohen totalisht nga Rama, as nga opozita, e cila duhet pranuar se po thellon më tej hendekun mes krisjes apo përçarjes që i ka ndodhur vitet e fundit.
Partitë politike kanë nisur llogaritë elektorale, dhe po punojnë për këtë.
Dikush punon si nëndetëse, dikush hapur, por sidoqoftë, të gjithë kanë një emërues të përbashkët: si të bëhen deputetë!
Po të vërejmë edhe përciptazi, më e konsoliduar mbetët PS-ja, pavarësisht krimbjes nga korrupsioni që e ka gërryer nga të gjitha anët.
Nga ana tjetër, opozita, në çdo rast mbetët humbëse e madhe, kryesisht PD-ja, e cila pavarësisht entuziazmit të tubimeve madhështore, mbetët në shifrat që të japin sondazhet si e pa shpresë për alternativë pushteti.
Ndarja në shumë grupe, por njëkohësisht edhe loja politike e drejtuesve për të mos u bashkuar, ka qëllimin e vetëm: si të mund të zgjidhem deputet. Se nuk mund të bëjnë më politike ndryshe! Ju ka lezetuar karriga e deputetit!
Sa për popullin, për vëndin, për rregullat e demokracisë, për drejtësinë, për ekonominë apo zhvillimin e saj, për integrimin apo më tej për Kombin, mbesin çështje të huaja ose të dorës së dytë.
Politika është në një lojë të detyruar tashmë nga ndërkombëtarët, nga aleatët, por edhe nga kokëfortësitë e zgjatimeve komuniste që e kanë mbërthyer atë dhe e mbajnë peng prej më shumë se 30 vitësh. E pa mundur të gjëndet sot një gjuhë e përbashkët në kampin e opozitës. Më tepër për arësye botkuptimi, strategjie kombëtare si dhe për shkak të poltronizmit.
Berisha në njerëz anë së bashku me Metën në koalicionin e tyre afatgjatë në opozitë ose në burg, Basha me PD-në zyrtare që po përpiqet realisht për një opozitë të re pa llumra dhe në mbështetje të rinisë si propagandë, i diktuar të ndryshojë nga taktikat e derisotme të Berishës. Bardhi nga ana tjetër me grupin e deputetëve që e mbështesin duket se kanë mbetur si peshku pa ujë. Janë shkëputur nga kontakti direkt me demokratët dhe deri më sot kanë kaluar në mbështetje të Berishës për ti shkepur ndonjë vend të sigurtë për deputetë në listat e ardhshme.
Grupi tjetër asnjanës vetëm merr rrogën e deputetit, duke e vertetuar sa apolitikë kanë qënë që në përzgjedhjen më të keqe në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021.Ky është i vetmi grupim që mbase e mendon se nuk e shikojnë me sallën e Kuvendit.
Nisur nga zgjedhjet lokale të organizuara dy herë të copëtuar, por edhe nga rezultatet e tyre skandaloze për opozitën, forcat politike, respektivisht Foltorja dhe PD-ja zyrtare, mendojnë vetëm ekzistencën. Çdo artikulim publik tjetër, mbetët vetëm një mashtrim elektoral, deri në momentin kur të bashkohen jo vetëm demokratët, por gjithë opozita për të marrë pushtetin dhe drejtuar vendin, por më lidër të ri, të votuar nga gjithë anëtarësia e PD-së.
Vetëm atëherë, do të mund të quhemi më të fortë, më të bashkuar, më bindës dhe më të suksesshëm per te ardhmen e gjithë demokratëve dhe Shqipërisë.
Sa të jetë Berisha aktiv, opozita është e destinuar të humbë të gjitha betejat. Askush nuk është i sigurtë në vitin e fundit paraelektoral, edhe për arësye të mundesisë se ndryshimit të ligjit elektoral dhe të vetingut për politikanët.
Ky ndryshim i pritshëm, gjithsesi ndikon realisht për pastrimin e politikës nga kriminelët, nga krimi, nga blerja e zgjedhjeve dhe manipulimi më to.
Deri atëherë, do kemi politikë të thatë, pa bereqet, vetëm e vetëm për tu bërë deputet me imunitet per tu mbrojtur nga drejtësia…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu