Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar sërish për avokaten nga shteti që u caktua së fundmi për të mbrojtur babain e tij në GJKKO.
Shkëlzen Berisha ka shpërndarë një postim në rrjete sociale, ku sulmon avokaten Valentina Teodoresku, teksa thotë se është patronazhiste e Ramës pasi ka shpërndarë një prej postimeve të kryeministrit Edi Rama.
“Gjykatësja e Ramës, godet sërisht! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës”, shkruan Shkëlzen Berisha në ‘Facebook’.









