Sekuestrohet vila e Argita Berishës

0

Përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë mbërritur në vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalzit për të vendosur sekuestron preventive ndaj kësaj prone.

Gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të Malltezit, mes tyre edhe kjo vilë.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se dy përfaqësues të policisë së Shtetit nga Drejtoria e Krimit Ekonomik kanë hyrë brenda oborrit të vilës dhe janë duke kryer procedurën e sekuestrimit.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Kujtojmë se për vilën në fjalë shpesh ka folur edhe Sali Berisha kur është pyetur se si e ka siguruar dhe kalon pushimet aty. Ish-kryeministri ka deklaruar më parë se i përket të bijës…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu