Rritje pagash e pensionesh në fushatë, Ilirjan Celibashi: Nëse do ketë akt konkret nga Rama, atëherë do të shprehemi

0

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi në kuadër të procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të 14 majit në një konferencë të posaçme për shtyp është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe nisjen e shpërndarjes së bonusit të luftës për pensionistët e prekur nga kriza e çmimeve.

“Nuk kam asgjë për të komentuar për sa kohë ato janë thjesht deklarata. Nëse do të ketë akt konkret për ta atëherë edhe ne do të mund të shprehemi nëse ky akt është ndërmarrë apo jo në shkelje të Kodit Zgjedhor”, theksoi Celibashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu